Zelensky: Bota duhet ta pranojë se Rusia është bërë një shtet terrorist

Zelensky: Bota duhet ta pranojë se Rusia është bërë një shtet terrorist

Në fjalimin e tij gjatë natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se bota duhet të pranojë zyrtarisht se Rusia është bërë një shtet terrorist. Zelensky përsëriti thirrjet e tij për më shumë sanksione kundër Rusisë, më shumë armë për Ukrainën dhe një zonë ndalim-fluturimi.

Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se "mbrojtja e vërtetë" për vendin e tij ishte një parakusht që çdo negociatë me Rusinë të ketë sukses.

“Prioritetet e mia në negociata janë absolutisht të qarta: përfundimi i luftës, garancitë e sigurisë, sovraniteti, rivendosja e integritetit territorial, garanci reale për vendin tonë, mbrojtje reale për vendin tonë”, tha ai.
 


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset