
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se do të flasë sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për momentin nuk dihet nëse do të jetë një lidhje live apo do të dërgojë një video të regjistruar.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka folur për situatën e sigurisë dhe të drejtave të njeriut në Ukrainë në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Guterres e informoi Kuleban mbi objektivat e misionit të kreut të OKB-së për çështjet humanitare, Martin Griffiths, në Moskë dhe Kiev dhe përsëriti angazhimin e OKB-së për një armëpushim humanitar në Ukrainë dhe rritjen e mbështetjes humanitare për popullin ukrainas.
Lajmi kryesor:
Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus











