
Në videon e tij më të fundit të ndarë në Telegram, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ukrainasit do të fitojnë dhe do të arrijnë të ndërtojnë një jetë normale.
“Do të qëndrojmë në këmbë dhe do të fitojmë. Ne do të rindërtojmë një jetë normale. Ne do ta bëjmë së bashku. Kjo është e vetmja mënyrë e mundshme. Dhe kjo është e mundur vetëm pa konkurrencë të ndërsjellë. Kjo është detyra jonë ndaj të gjithë brezave të popullit tonë që luftuan për lirinë dhe sovranitetin e Ukrainës”, tha Zelensky në Telegram.
Lajmi kryesor:
Rusia përdor termocentralin Zaporizhia për të bombarduar Ukrainën! Delegacioni i Moskës në Iran për blerjen e dronëve sulmues








