Zelensky: Donbass po sulmohet me raketa nga forcat ruse, por ne do t'i rrisim fuqitë për të mbrojtur vendin tonë

Zelensky: Donbass po sulmohet me raketa nga forcat ruse, por ne do t'i rrisim fuqitë për të mbrojtur vendin tonë

1653629877_Capture.JPG

"Nëse pushtuesit mendojnë se do të marrin Lyman ose Severodonetsk, e kanë gabim. Donbass do të jetë ukrainas. Sepse jemi ne, është vendi ynë". Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në videon e tij të fundit. "Nëse Rusia sjell shkatërrim dhe vuajtje kudo, ne do të rindërtojmë çdo qytet. Nuk ka dhe nuk do të ketë një alternativë tjeër për Ukrainën", shtoi Zelensky ndërsa pranoi se situata në Donbass është e vështirë.

“Ata kanë përqendruar maksimumin e artilerisë dhe rezervave të tyre në Donbas. Ka sulme raketore dhe ajrore. Ne po e mbrojmë vendin tonë në mënyrën që na lejojnë burimet tona mbrojtëse aktuale. Ne po bëjmë gjithçka për t'i rritur ato. Dhe ne do t'i rrisim fuqitë", përfundoi Zelensky.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin telefonatë me Macron dhe Scholz: Gati për të rifilluar dialogun me Kievin! Ofensivë e re në Kherson


  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore