Zelensky: Edhe pas një marrëveshjeje, Moska ende mund të sulmojë

Zelensky: Edhe pas një marrëveshjeje, Moska ende mund të sulmojë

1649143285_zelenskyy.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ai nuk beson vërtet në garancitë e sigurisë së Rusisë në rast të nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje dhe nuk përjashtoi që Moska mund t'i kthehet agresionit më vonë. 

"Ne e kuptojmë se edhe nëse nënshkruajmë marrëveshjen më të fuqishme, Rusia mund të kthehet pas dy vjetësh. Ne thjesht e kuptojmë atë dhe nëse e pranojmë, ne veprojmë në përputhje me rrethanat," shtoi ai. 

Zelensky më pas foli për NATO-n duke thënë se "Nëse neve na ofrohet të anëtarësohemi në NATO, jo për të luajtur me jetën tonë, por seriozisht, ne do të bashkohemi. Por kjo nuk do të ndodhë, për fat të keq. Dhe për fat të keq nuk ndodhi. Prandaj, ne do të kërkojmë garanci të sigurisë për ne”.


Lajmi kryesor:

Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga