Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se qyteti lindor i Severodonetsk "mbetet epiqendra e konfrontimit në Donbas".
"Kjo është një betejë shumë e ashpër, shumë e vështirë. Ndoshta një nga më të vështirat gjatë gjithë kësaj lufte. I jam mirënjohës të gjithëve që mbrojnë këtë drejtim. Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje”, tha ai.
Zelensky tha gjithashtu se të mërkurën pushtuesit njoftuan lajmin absolutisht të çmendur se ata po përgatiten të bashkojnë disa klube futbolli nga të gjitha territoret e pushtuara në një pseudo-kampionat nga Donetsk, Luhansk, Kherson, Melitopol, Krimea, madje edhe një pjesë e Gjeorgjisë.
Ai e quajti këtë vendim "një tallje" me popullin ukrainas.
“Vetëm kthimi i Ukrainës, theksoi Zelensky, do të nënkuptojë një jetë normale për këto territore, për këto qytete përsëri. Paqësore, e sigurt, e hapur për botën. Dhe sigurisht ndeshje të reja të ekipeve të klasit botëror në Donbas Arena”, shtoi ai.
Zelensky falënderoi gjithashtu Presidentin e Polonisë Andrzej Duda dhe Presidenten e Sllovakisë Zuzana Čaputová për nismën e përbashkët për të nisur një udhëtim special në vendet evropiane për të mbështetur perspektivën evropiane të vendit tonë. Ai thotë se të gjithë diplomatët ukrainas po punojnë për këtë çështje në tërësi.
Presidenti ukrainas përmendi gjithashtu se ai iu drejtua përfaqësuesve të fondeve më të mëdha të investimeve në botë në një ngjarje private të mërkurën dhe u kërkoi atyre të investojnë në Ukrainë.
Zelensky bisedoi me "anëtarë të komunitetit të drejtuesve të kompanive të mëdha amerikane". Ai i shtyu ata “të largohen nga tregu rus dhe të mos e mbështesin këtë luftë me taksat e tyre”. Ai tha se është shumë e rëndësishme që ai të dijë se këta liderë mbështesin forcimin e sanksioneve kundër Rusisë.
Lajmi kryesor: