Në një postim në Telegram, Volodymyr Zelensky tha se zhvilloi një takim të mirë me Trumpin dhe se të dy diskutuan rëndësinë e mbrojtjes së qytetarëve ukrainas, si dhe mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes kundërajrore dhe kundërraketore.
"Presidenti dhe unë diskutuam për licencat për prodhimin e raketave kapëse Patriot dhe disa ide të tjera që mund të ndihmojnë," tha ai.
Zelensky shtoi se do të ketë komunikime të mëtejshme mes palëve dhe shprehu mirënjohjen e tij për "mbështetjen e palëkundur" të Shteteve të Bashkuara.
Lajmi kryesor:
Trump takon Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë: S’kam nevojë që ai të sjellë prova për programin bërthamor të Iranit! Zelensky pas vizitës: Folëm për raketat Patriot











