
Ata janë “tradhtarë”. Me këtë akuzë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky largoi dy gjeneralë, sipas asaj që ai vetë bëri të ditur mbrëmë.
‘Sot është marrë një vendim tjetër për anti-heronjtë’, tha ai. ‘Tani nuk kam kohë të merrem me gjithë këta tradhtarë, por gradualisht do të ndëshkohen’. Gjeneralët e larguar janë ish-shefi i departamentit kryesor të shërbimit të sigurisë së brendshme (SBU), Naumov Andriy Olehovych dhe ish-shefi i shërbimit të sigurisë në rajonin Kherson, Serhiy Oleksandrovych. ‘Këta ushtarë që nuk kanë vendosur se ku është atdheu i tyre - denoncoi përsëri presidenti - që kanë shkelur betimin e besnikërisë ndaj popullit ukrainas për mbrojtjen e shtetit, lirinë dhe pavarësinë e tij, do t'u hiqet në mënyrë të pashmangshme grada ushtarake.’.
Lajmi kryesor:
Sulm në një depo nafte në Rusi, Moska akuzon Kievin: Do rëndojë bisedimet! Ukraina: S’e bëmë ne! The Times: Pekini, bashkëpunëtor i Putinit, hakëroi objektet e Ukrainës para pushtimit











