Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shprehur shqetësimin e tij se mosmarrëveshja e vazhdueshme për Groenlandën mund ta largojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.
"Jam i shqetësuar për çdo humbje të fokusit gjatë një lufte në shkallë të plotë", u tha Zelensky gazetarëve.
Zelensky bëri thirrje që Uashingtoni të angazhohet sa i takon diplomacisë me Evropën.
“Mendoj se kjo është ajo që do të ndodhë dhe besoj fuqimisht se nuk do të ketë ndonjë kërcënim të madh.”, theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Vendi nën bombardimin rus, ministri i Jashtëm i Ukrainës: Paqja mund të arrihet vetëm përmes forcës! Zelensky: Mosmarrëveshja për Groenlandën largon vëmendjen nga lufta









