Zelensky nënshkruan ligjin: S’ka libra në rusisht

Zelensky nënshkruan ligjin: S’ka libra në rusisht

1646577713_zelenski11280x702.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një ligj që ndalon importin e librave nga Rusia, duke e konsideruar si një hap tjetër në ndërprerjen e lidhjeve kulturore midis dy vendeve pas pushtimit.

“Unë besoj se ligji është i saktë”, shkroi presidenti ukrainas në aplikacionin Telegram, duke njoftuar se është i ndaluar gjithashtu edhe importi, për qëllime komerciale, të librave të shtypur në Bjellorusi ose në territoret e pushtuara ukrainase.

Të interesuarit tashmë do të duhet të sigurojnë një leje speciale për të importuar libra në gjuhën ruse nga vendet e treta. Zyra e Zelensky tha në Twitter se ligji “do të forcojë mbrojtjen e kulturës dhe hapësirës së informacionit vendas nga propaganda ruse anti-ukrainase”.

Ukraina ka kaluar kohët e fundit një proces “de-rusizimi”, siç e quan ajo, duke argumentuar se është e nevojshme të përmbyset politika shekullore që ajo beson se kishte për qëllim shkatërrimin e identitetit ukrainas.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Prigozhin u shpall luftë udhëheqësve rusë të mbrojtjes: Do të eliminojmë udhëheqësit ushtarakë! Moska fillon procedimin penal për kryengritje të armatosur


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë