Zelensky njofton sanksione kundër autoriteteve të Tbilisit

Zelensky njofton sanksione kundër autoriteteve të Tbilisit

Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret për vendosjen e sanksioneve ndaj autoriteteve pro-ruse të Gjeorgjisë, duke përfshirë oligarkun dhe ish-kryeministrin Bidzina Ivanishvili dhe bashkëpunëtorët e tij.

"Sapo kam nënshkruar një dekret për të zbatuar vendimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes mbi sanksionet," tha udhëheqësi ukrainas në një mesazh të cituar nga Ukrainska Pravda.

Më tej Zelensky thekson se këto sanksione synojnë segmentin e qeverisë aktuale të Gjeorgjisë që po ia dorëzon vendin Putinit.

“Ukraina ka vendosur sanksione ndaj Ivanishvili dhe 18 bashkëpunëtorëve të tij, ata që po tradhtojnë interesat e Gjeorgjisë dhe të popullit të saj. Kërkojmë nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe e gjithë komuniteti ndërkombëtar që të marrin një qëndrim të ngjashëm, të veprojnë me vendosmëri dhe parime. Nuk mund të lejojmë të humbasim asnjë vend në këtë rajon, as Gjeorgjinë, as Moldavinë, as Ukrainën”, shtoi Zelensky.

lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:10
Zelensky: Koreja e Veriut po trajnon 10 mijë ushtarë për të ndihmuar Rusinë në luftën kundër Ukrainës

1732434248_volodymyrzelensky.JPG

Foto: Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte marrë informacione se Koreja e Veriut po trajnonte 10,000 ushtarë për të mbështetur Rusinë në luftën e saj kundër Kievit.

 “Ata po stërvisin 10,000 ushtarë në territorin e tyre, por ende nuk i kanë transferuar në Ukrainë apo Rusi”, tha Zelensky pas takimit me ministrat e mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e NATO-s, Mark Rutte, Zelensky theksoi se një numër i paspecifikuar "personeli taktik" dhe "oficerësh" nga Koreja e Veriut janë tashmë në territorin ukrainas të "pushtuar" nga Rusia.

“Aleanca nuk ka prova që ushtarët e Koresë së Veriut ishin të përfshirë në luftime, por ne e dimë se Koreja e Veriut po mbështet Rusinë”, nënvizoi Rutte.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zhvillimi i pronave shtetërore me privatët, Korporata e Investimeve shtyn afatin deri në 20 janar

Zhvillimi i pronave shtetërore me privatët, Korporata e Investimeve shtyn afatin deri në 20 janar