Presidenti ukrainas Zelensky mund të zhvillojë një vizitë në Bruksel në javën e ardhshme. Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit ukrainas jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit rus pothuajse një vit më parë dhe vjen menjëherë pas një samiti të nivelit të lartë dhe simbolik të BE-së dhe Ukrainës.
Presidenti Zelensky do të flasë në një seancë të posaçme të Parlamentit Europian. Ai ka dashur të udhëtojë edhe më parë drejt Brukselit, por kjo ka qenë e pamundur për shkak të rreziqeve të mëdha dhe ende nuk është e konfirmuar vizita e tij.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Bakhmut, bastioni ukrainas në Donetsk i izoluar! Zelensky pritet të marrë pjesë në samitin e BE









