Zelensky ‘pushton’ parlamentet e kryeqyteteve botërore, mesazhet online ‘arma’ më e fortë dhe strategjia për ndihmë ndaj Ukrainës nën sulmet ruse

Luftë informacioni me kryeqytetet e botës, i ka cilësuar BBC fjalimet e Zelenskyt ku në vetëm dy javë iu është drejtuar 10 parlamenteve

 ‘Ai di të mishërojë shpirtin e kombit’ ,jo vetëm në të folur, por edhe në mënyrën se si shfaqet në sfondin e tij ku flet, tha Jonathan Eyal, nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara

Mbështetjen  Zelensky  po e kërkon me mesazhe të ‘goditura’, që nga rënia e Murit të Berlinit deri te sulmet e 11 shtatorit në Nju Jork,  shkruan BBC .

Pearl Harbour, Martin Luther King dhe malit Rushmore ishin referenca e tij ku iu drejtua Kongresin Amerikan kurse Dhomës së Deputetëve të Italisë, iu tha se anëtarët e rrethit të Putinit pushojnë në Itali duke drejtuar thirrjen: “Mos u bëni vendpushim për vrasës “.

Si president i një vendi që vuan pushtimin Zelensky ka fituar të drejtën të hyjë në parlamentin e huaj e të thotë ‘turp për ty’, duke e vendosur veten e tij  si një arbitër moral, shkruan më tej BBC.

Ndihmësi i ngushtë i tij, Dmytro Litvin është bashkëshkrues i fjalimeve të thjeshta, me fjalë të përzgjedhura, ndërsa shmang veshjen e kostumeve

Një lloji presioni ndaj liderëve botërorë, një mënyrë që Ukraina të luftojë për ekzistencën e saj duke u ndihmuar ushtarakisht nga aleatët

Edhe pse e di që nuk do ta marrë, Zelensky ka kohë që kërkon NATO-s  ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, por e bën këtë sepse di që do të përfitojë diçka tjetër në këmbim.

 

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Shërbim i detyruar ushtarak për të rinjt britanik, Rishi Sunak: Një mundësi e mirë për të ndryshuar jetën

Shërbim i detyruar ushtarak për të rinjt britanik, Rishi Sunak: Një mundësi e mirë për të ndryshuar jetën