Zelensky: Rusët do përpiqen të fshehin krimet e tyre, deri tani 300 janë gjetur të vdekur në Bucha

Zelensky: Rusët do përpiqen të fshehin krimet e tyre, deri tani 300 janë gjetur të vdekur në Bucha

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr  Zelensky në një video-mesazh të ri tha se, tani që bota mësoi për krimet e kryera në rajonin e Kievit, ushtarët rusë do të përpiqen të fshehin gjurmët e veprimeve të tyre. 

"Ne gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm se pas shpalljes së vrasjes masive të civilëve në rajonin e Kievit, pushtuesit mund të kenë një qëndrim të ndryshëm ndaj krimeve të tyre në një pjesë tjetër të vendit tonë. Ata tashmë po përpiqen të fshehin fajet e tyre në vrasje masive ne Mariupol. Do ta bëjnë dhjetra intervista, do të ri-editohen kaseta, do të vrasin njerëz qëllimisht që të duket sikur i ka vrarë dikush tjetër. Me siguri tani pushtuesit do të mundohen të fshehin gjurmët e krimeve të tyre.

Zelensky, tha se numri i të vdekurve në qytetet dhe fshatrat e rajoneve të Kievit, Sumy dhe Chernihiv mund të tejkalojë atë të të vdekurve në Bucha. 

"Ne sapo kemi filluar një hetim mbi atë që kanë bërë pushtuesit. Tani për tani, rreth 300 njerëz dihet se janë vrarë dhe torturuar vetëm në Bucha. Lista e viktimave do të jetë shumë më e madhe kur të kontrollohet i gjithë qyteti," tha ai. 
 


Lajmi kryesor:

Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital