Pro-rusët e Donetskut: Mercenarët e huaj do të pushkatohen! Bisedime në Stamboll për grurin e bllokuar në porte

Në stamboll kanë nisur bisedimet mes Kievit dhe Moskës për zgjidhjen e çështjes së eksportit të grurit të bllokuar në portet ukrainase. Takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, n fshehtësi të plotë në parninë e një delegacionit t OKB. Ky është takimi parë ballë për ballë i përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës që nga 29 marsi, pak më shumë se një muaj nga fillimi i luftës, kur delegacionet u takuan në në Bosfor, por pa arritur rezultate konkrete.  

Ndërkaq Rusia ka nisur ndërtimi  e një mega kompleksi në Mariupol, si simbol të restaurimit të  Donbasit nga Moska. Sic bëhet e ditur pas përfuindimit të punës në komoleksij e ri do të mund të banojnë 2-3 mijë persona, pra rreth 2-3% e popullsisë. Mediat raportojn se ka mundësi që apartamentet t'u jepen njerëzve të sjellë në Donbasin e pushtuar nga rusët, që mund të jenë oficerë, mësues dhe rekrutë të tjerë".

Nga zhvillimet e tjera të luftës mësohet se në kharkiv 1 person ka mbetur i vrarë dhe 5 të tjerë u plagosën gjatë bombardimeve të fundit të forcave ruse.  Ndërkaq kreu i republikës së vetëshpallur të Donetsk Denis Pushilin tha se nëse Gjykata e Lartë konfirmon dënimet me vdekje të mercenarëve të huaj, ata do të ekzekutohen nga një skuadër pushkatimi. Ndërkohë të gjithë të burgosurit e huaj të dënuar me vdekje kanë ankimuar vendimin.

Gjermania ka  shtuan ndihmën ushtarake për ukrainën në një paketë që arrin  2 miliardë euro, ku përfshohen armatime të llojeve të ndryshme.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Rruga e grurit ukrainas kalon nga Stambolli, delegacionet mbyllin bisedimet pa dhënë asnjë detaj

Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë përfunduar takimin me dyer të mbyllura në Stamboll, ku u diskutua për zhbllokimin e eksporteve të grurit në Detin e Zi. Ministria turke e mbrojtjes bëri me dije mbylljen e bisedimeve, pa dhënë më shumë detaje.

Në deklaratën e publikuar, ministria nuk specifikoi nëse ishte bërë ndonjë përparim në negociatat e para të drejtpërdrejta midis dy palëve që nga marsi.

“Në pavijonin Kalender ka përfunduar takimi katërpalësh ndërmjet delegacioneve ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Federatës Ruse dhe Ukrainës dhe delegacionit të Kombeve të Bashkuara lidhur me dërgimin e sigurt të drithërave që presin në portet e Ukrainës nga deti”, thuhej në deklaratë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha sot se Kievi besonte se një marrëveshje ishte ishte shumë afër.

“Shqetësimet e sigurisë, të lidhura me pozicionin e Rusisë, duhet të adresohen. Jemi në fazën finale dhe tani gjithçka varet nga Rusia”, tha Kuleba. 

Ora 16:54
Arrestohet në kufi një ushtar bjellorus që kishte hyrë në Ukrainë: Dua të bashkohem me ju

 Në rajonin e Volyn, rojet kufitare ukrainase arrestuan një roje bjelloruse nga rajoni i Brestit, i cili kishte kaluar kufirin pa dokumente. Roja deklaroi se do të kishte dashur të bashkohej me forcat mbrojtëse të Ukrainës kundër agresionit rus dhe të kishte tentuar të arratisej me një burrë tjetër, të zbuluar megjithatë gjatë rrugës. Hetimet janë duke u zhvilluar për historinë nga Ukraina. Kështu lexojmë në faqen në Facebook të Administratës së Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Ukrainës.  

Ora 14:58
Kievi: Një tjetër amerikan kapet nga pro-rusët në Donetsk

Një tjetër amerikan, 35-vjeçari Suedi Murekezi, ka rënë në duart e pro-rusëve në Donetsk, në Ukrainën lindore.

Miqtë dhe familjarët e 35-vjeçarit amerikan e denoncojnë këtë duke pretenduar se ai është kapur në qershor në Kherson , në jug të vendit ku jetonte. Ai ndodhet tani në të njëjtin burg ku mbahen dy shtetasit e tjerë amerikanë, Alexander Drueke dhe Andy Tai Ngoc Huynh , të cilët u kapën nga forcat ruse muajin e kaluar.

Ora 14:02
Mallrat e bllokuara për në Kaliningrad, Moska: Problemi mbetet, na duhet durim

Çështja e mallrave të destinuara për enklavën ruse të Kaliningradit, aktualisht e bllokuar për shkak të sanksioneve kundër Rusisë për luftën në Ukrainë, ende nuk është zgjidhur sipas deklaratës së Zëdhënësi të Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë për shtyp.

"Situata ende nuk është zgjidhur. Ne presim përparim, por për momentin nuk mund të themi se problemi është zgjidhur. Ne presim. Duhet të kemi durim.", tha Peskov.

Ora 12:30
Fillojnë bisedimet për grurin mes rusëve dhe ukrainasve në Stamboll

Po zhvillohen bisedimet në Stamboll të Turqisë, mes Kievit dhe Moskës për krijimin e korridoreve përmes të cilave do të eksportohet gruri që prej muajsh është joaktiv në portet e Ukrainës.

Takimi ndërmjet delegacioneve të vendeve përkatëse po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe në fshehtësi të madhe, së bashku me një delegacion të OKB-së. Vendi i bisedimeve nuk dihet. Sipas një burimi turk, në fund do të ketë një komunikatë për shtyp.

Është hera e parë që përfaqësuesit e Moskës dhe Kievit takohen ballë për ballë që nga 29 marsi, një muaj pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, pra kur delegacionet nga të dyja palët u takuan në Bosfor, por pa bërë përparim.

Ora 11:29
Kuleba: Marrëveshja me Rusinë për grurin është në fazën përfundimtare

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba deklaroi se Rusia dhe Ukraina janë afër arritjes së një marrëveshjeje për eksportin e grurit nga territori ukrainas. Raporton "Ria Novosti".

Kujtojmë se sot në Stamboll është caktuar një takim i delegacioneve ushtarake të Turqisë, Rusisë, Ukrainës dhe delegacionit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar çështjen e grurit.

Deri më tani raportohet se delegacioni rus ka mbërritur në Stamboll.

Ora 10:53
Pro-rusët e Donetskut: Mercenartët e huaj do të pushkatohen nëse Gjykata e Lartë konfirmon dënimet

Kreu i Republikës së vetëshpallur të Donetsk (DPR) Denis Pushilin tha se nëse Gjykata e Lartë e DPR konfirmon dënimet me vdekje të mercenarëve të huaj, ata do të ekzekutohen nga një skuadër pushkatimi. 

Të gjithë të burgosurit e huaj të dënuar kanë bërë ankim të dënimit me vdekje.

"Të gjithë të huajt kanë bërë ankim. Nëse gjykata e njeh këtë masë ndëshkimore, ata do t'i kalojnë organit përkatës për ekzekutimin e dënimit". Më 9 qershor, një gjykatë e DPR dënoi me vdekje dy luftëtarë britanikë dhe një maroken, Aiden Aslin, Shaun Pinner dhe Saaudun Brahim.

 

Ora 09:36
Ushtria e Kievit zmbraps sulmin rus në qytetin Sloviansk, Donetsk

Ushtria ukrainase ka arritur të zmbrapsë një sulm rus në vendbanimet Dovhenke dhe Dolyna, në drejtim të Slovianskut, në rajonin e Donetskut.

Lajmi është bërë i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, raportin “Ukrinform”. Gjithashtu në lindje të vendit, ushtria e Federatës bombardoi qytetin e Kharkiv dhe vendbanimet Sosnivka, Dementiivka, Mykilske, Ruski Tyshky, Cherkaski Tyshky, Pytomnyk, Slatyne, Prudianka, Nove, Ivanivka dhe Zalyman duke përdorur topa dhe raketa.

S.C/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të reja, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve

Operacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të reja, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve