Zelensky: Rusët po fshehin mijëra të vdekur të Mariupolit

Zelensky: Rusët po fshehin mijëra të vdekur të Mariupolit

Rusia po fsheh “mijëra” njerëz të vrarë në Mariupol. Këtë e ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për transmetuesin turk Haberturk TV të cituar nga Guardian. 

"Unë mendoj se Rusia ka frikë se nëse ne mund të dërgojmë ndihma humanitare në Mariupol, atëherë e gjithë bota do të jetë në gjendje të shohë se çfarë po ndodh," tha Zelensky. 

"Në vend të kësaj, ajo nuk dëshiron që asgjë të shihet para se të marrin kontrollin e qytetit dhe ta pastrojë. Mariupoli është ferr dhe ata nuk do të mund të fshehin mijëra njerëz. Bota e ka parë situatën reale. Ka parë se çfarë i është bërë Ukrainës," shtoi ai.
 


Lajmi kryesor:

OKB pezullon Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut! Kremlini: I motivuar politikisht! Gjenden 26 trupa nën rrënoja në Borodyanka! G7 sanksione të reja kundër Moskës


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë