Në fjalimin e tij të natës me video, presidenti i Ukrainës Volodymr Zelensky paralajmëroi liderët perëndimorë që takohen në Bruksel se Rusia po ushtron fuqinë e saj ekonomike për të ndaluar aleatët e Ukrainës që të ndërhyjnë në luftë.

"Ne e dimë se rusët tashmë kanë filluar të lobojnë për interesat e tyre. Këto janë interesat e luftës. Ne e dimë se ata po punojnë me disa partnerë," tha Zelensky përpara samiteve të G7, NATO-s dhe Bashkimit Evropian që do të mbahen në Bruksel të enjten. .

"Pozicioni ynë i vendosur do të përfaqësohet në këto tre samite. Në këto tre samite do të shohim: kush është mik, kush është partner dhe kush na tradhtoi për para," vazhdoi ai.

Rreth 40% e Evropës furnizohet me gaz rus. Udhëheqësit evropianë kanë kërkuar burime alternative të energjisë teksa kërkojnë sanksione ndaj Moskës.

Zelensky do t'i drejtohet samitit të NATO-s përmes lidhjes video dhe pritet të bëjë thirrje për armatim më të avancuar, duke përfshirë sistemet e avionëve dhe sisteme anti-ajrore.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë