Zelensky: Të paktën 103 fëmijë janë vrarë në Ukrainë deri tani

Zelensky: Të paktën 103 fëmijë janë vrarë në Ukrainë deri tani

Të paktën 103 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën. 

“Mbrëmë, trupat ruse vazhduan të bombardojnë territorin ukrainas, qytetet tona paqësore, e qytetarët tanë. Kharkiv dhe rajoni ... Ata bombarduan bregdetin e rajonit Odesa. Ata qëlluan me raketa në Kiev. Goditën infrastrukturën civile të Zaporizhzhia”, shprehet Zelensky.

Zelensky tha se trupat ruse kanë shkaktuar "qindra herë më shumë dëme" në Ukrainë sesa në Donbas në tetë vjet luftë. Presidenti ukrainas vazhdoi duke thënë se gjithsej 400 institucione arsimore janë shkatërruar në Ukrainë deri më sot, me 119 në rajonin e Donetsk.

Zelensky tha gjithashtu se ai foli me Prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe se Prokuroria e Ukrainës dhe agjencitë e zbatimit të ligjit tashmë kanë filluar të punojnë për të "sjellur pushtuesit para drejtësisë".

"Pushtuesit do të jenë përgjegjës për të gjitha krimet e luftës kundër ukrainasve," tha ai.
 


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset