
"Situata në jug dhe Donbas mbetet jashtëzakonisht e vështirë. Pushtuesit pushtuan përkohësisht zonat e rajonit Kherson dhe filluan të organizojnë strukturat e tyre, ndërsa në Donbas, Mariupol e në drejtim të Kharkiv, trupat ruse janë të grumbulluara në funksion të sulmeve të mundshme ".
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një video-mesazh të postuar në rrjetet sociale gjatë natës. "Ne i dimë planet e tyre dhe e dimë se ku po lëvizin. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të ndaluar pushtuesit," shtoi ai gjithashtu, shkruan La Repubblica.
Lajmi kryesor:
Sulm në një depo nafte në Rusi, Moska akuzon Kievin: Do rëndojë bisedimet! Ukraina: S’e bëmë ne! The Times: Pekini, bashkëpunëtor i Putinit, hakëroi objektet e Ukrainës para pushtimit











