Zelensky: Viktimat e civilëve në qytetet e tjera mund të jenë shumë më të larta se në Bucha

Zelensky: Viktimat e civilëve në qytetet e tjera mund të jenë shumë më të larta se në Bucha

Numri i viktimave civile në Borodyanka dhe qytete të tjera të çliruara të Ukrainës mund të jetë "shumë më i lartë" se Bucha, ka pohuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky u bëri thirrje gazetarëve ndërkombëtarë që të vizitojnë Bucha, rreth 20 milje në veriperëndim të Kievit, dhe qytete të tjera në vend për të dokumentuar vrasjet e civilëve, duke shtuar se ishte në interesin e Ukrainës që të kishte hetime të hapura për vdekjet.

Ai vazhdoi duke thënë se do t'i drejtohej Këshillit të Kombeve të Bashkuara të martën pasi kriza në Ukrainë vazhdon, shkruan Sky News.

Më herët sot, udhëheqësi ukrainas u largua nga kryeqyteti për udhëtimin e tij të parë të raportuar që nga fillimi i luftës, për të parë vetë atë që ai e quajti "gjenocid" dhe "krime lufte" në Bucha. 

Më vonë, në një fjalim në parlamentin rumun, Zelensky tha: "Ushtria torturoi njerëzit dhe ne kemi çdo arsye të besojmë se ka shumë të tjerë të vrarë".
 


Lajmi kryesor:

Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

PYETJE PERGJIGJE/ Çfarë dihet deri më tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit? Kush janë 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' dhe roli i Radoiçiç

PYETJE PERGJIGJE/ Çfarë dihet deri më tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit? Kush janë 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' dhe roli i Radoiçiç