Zemërata e emigrantëve, kthehet
autobusi drejt zyrës së Merkel

Zemërata e emigrantëve, kthehet<br />autobusi drejt zyrës së Merkel
Nga dita në ditë zemërimi për krizën e emigrantëve në Gjermani po rritet, ndërsa presioni mbi kancelaren Angela Merkel ka arritur kulmin. 

Një politikan i zemëruar nga Landi i Bavarisë, në shenjë revolte ndaj politikës së dyerve të hapura, ka dërguar mbrapsht një autobus me 30 refugjatë drejt e në zyrën e Angela Merkel në Berlin. 

Peter Dreier udhëtoi shtatë orë nga Bavaria në Berlin për t’i treguar Kancelares se rajoni i tij nuk mund të përballet më me fluksin e emigrantëve. 

"Unë jam gjithmonë në favor të dhënies së ndihmës për këta njerëz. Jo në qendrat e përkohshme apo shkolla. Ne thjeshtë nuk mund të sigurojmë strehim të duhur për kaq shumë njerëz", deklaroi deputeti gjerman. 

Landi i Bavarisë është një nga landet më të goditura nga emigrantët, ndërsa edhe shumë deputetë nga partia e Merkel kanë nisur një peticion ku kërkojnë mbylljen e kufijëve për emigrantët. 

Tensionet janë shtuar sidomos pas ngjarjeve në Këln, ku thuhet se rreth 500 vajza e gra u ngacmuan seksualisht nga disa emigrantë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik