'Zemërimi i plakave' do të vijojë edhe këtë javë, ja kur do të pushojnë shirat

'Zemërimi i plakave' do të vijojë edhe këtë javë, ja kur do të pushojnë shirat

Ditët e fundit, vendi ynë është përfshirë nga një mot me shi dhe me temperatura të ulëta, që të rikthejnë ndjesinë e dimrit. Kjo javë është karakterizuar nga shira të dendur, edhe breshër, madje në disa zona të Shqipërisë pati edhe përmbytje.

Edhe në dy ditët në vijim në vendi ynë do të dominohet nga vranësirat dhe shira të dendur. Sipas meteoalb, pasditja dhe mbrëmja sjellin shtrirje të vranësirave në të gjithë vendin, ku reshjet e shiut më të dendura paraqiten në rajonin Jugor. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës ku vlerat minimale dhe maksimale priten nga 7°C deri në 22-23 °C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Ndërprerja e reshjeve të shiut fillon që në orët e vona të pasdites së ditës së martë duke bërë që moti kryesisht i mirë e pranveror do të vijojë pas ditës së mërkurë. Do të kemi kryesisht mot të kthjellët dhe me diell, me temperatura tipike, 23 – 24 gradë celcius”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë