TIRANË- Kirurgët amerikanë kanë transplantuar zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në trupin e një njeriu...por cili ishte reagimi i parë i qytetarëve pas këtij kryelajmi të mjekësisë botërore?

"Kur shpëtohen jetë njerëzish është një mrekulli për mua, tani të mos dëmtojmë derrat për mish, por t'i ruajmë që t'u marrim zemrën. Përpara jetës njeriu duhet të vendos çdo lloj zemre".

Arritje e shkencës, inshAllah deri në fund të jetë i shëndetshëm, njeri te njeriu është realizuar me sukses, inshAllah dhe te derri, po funksionoi na bëhet qejfi për ato që kanë nevojë".

"Shkenca ecën përpara, njerëzit bëhen të mençur sepse punojnë për atë punë", thanë qytetarët për Report Tv.

Megjithatë ka edhe skeptikë për arsye kryesisht fetare.

"Varet nga ai që kërkon transplantin, varet nga feja dhe të gjitha, mund të ketë ndikimnga feja se myslimanët nuk e pranojnë", tha një tjetër qytetar.

Një operim i tillë është kryer në trupin e një 57-vjeçari që nuk ka mundur të kryej transplantim normal dhe ka qenë në prag të vdekjes.