Zënia e hapësirëve publike prej kohësh është shndërruar në një problem të madh për qytetarët.
Në kuadër të aksionit për evidentimin e rasteve të shkeljeve dhe aksionit për spostimin e mjeteve që zënë hapësirat publike këtë herë policia rrugore e Tiranës njofton se falë bashkëpunimit dhe denoncimit të qytetarëve janë marrë 165 raste njoftimesh për automjete të amortizuara që shfrytëzojnë zonat e ndryshme publike në kryeqytet.
Policia rrugore sqaron se falë ankesave të qytetarëve dhe 26 mjete të amortizuara, që shiten jashtë kushteve dhe tregjeve të miratuara, janë spostuar deri më tani në Tiranë, duke liruar kështu hapësirat publike në shërbim të qytetarëve.
Duke marrë shkas nga shqetësimet dhe ankesat e shumta të banorëve të kryeqytetit, në lidhje me zënien e hapësirave publike dhe parkimeve në zonat e rezidentëve, nga mjete të amortizuara, mjete që shfrytëzojnë këto hapësira për tregje shitje etj, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.
Policia Rrugore e Tiranës njofton se do të vojojë kontrolli në terren dhe mirëpret denoncimet e qytetarëve për evidentimin e rasteve dhe zgjidhjen e problemeve me qëllim lirimin e hapësirës publike për qytetarët .
Bjeruni se na morën frymën, po na futen makinat nëpër krevatë. Jemi kaq dembelë sa makinën e duam poshte dritares, mundësisht edhe nën krevat
Përgjigju