'Zënka Asllani-Manaj? Herën tjetër e gjuaj unë', Sylvinho paralajmëron: Në këtë grup do të shohim gjithçka, nuk e kam peng Ismajlin

'Zënka Asllani-Manaj? Herën tjetër e gjuaj unë', Sylvinho paralajmëron: Në këtë grup do të shohim gjithçka, nuk e kam peng Ismajlin

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka paralajmëruar në konferencën për mediat pas sfidës së fituar 1-2 me Ukrainën, se ndonëse fitorja ishte e shkëlqyer, në këtë grup mund të ndodhte gjithçka pasi ekipi kishte përballë kundërshtarë të vështirë. Ai komentoi paraqitjen e ekipit, strategjinë që u ndoq, por edhe përplasjen mes Manajt e Asllanit në fundin e sfidës për një goditje dënimi.

“Kam parë një ndeshje shumë të vështirë, ata janë të fortë, e kam thënë më parë, teknikisht të fortë, një nivel i lartë. Unë u thashë lojtarëve të mi që do të shkojmë të vuajmë dhe kjo është ndeshja, por ata bënë mirë, edhe rinisjet, edhe pozicionet e Bajramit pak më në qendër, atë që i kemi thënë gjatë javës e bënë në fushë. E thashë para ndeshjes që do jetë ndeshje e bukur teknike për t’u parë, ata kanë lojtarë shumë të mirë, por edhe ne, kemi bërë shumë mirë dhe jam i kënaqur nga të gjithë.

Kur u futën dy lojtarët, ndeshja ishte e hapur, ata janë një skuadër shumë ofensive dhe u thashë lojtarëve që nuk është e lehtë të hysh në ndeshje, është shumë vështirë, ritmi është i lartë. Është e vështirë në fillim, u thashë të mos humbin topin, mbani topin e të kemi mundësinë të rinisemi, të bëjmë kundërsulm të mirë dhe të mbyllim ndeshjen. Ishte e vështirë edhe mbyllja se po të bënin barazimin 2-2 do të bëheshin 5 minuta shumë të fortë të fundit. I thashë hyni dhe mos humbni topin në gjysmëfushën tonë, të mbarojmë aksionet në fushën kundërshtare.

Peng për mosaktivizmin e Ismajlit në Europian? Nuk kam asnjë peng, futbolli është jetë dhe jeta vazhdon. Po ju pyes, Gjimshiti e beri Euro 2016? Jo, ai erdhi me ne dhe bëri kapitenin në 2024. Kjo është jeta, më vjen keq, kam 35 lojtarë e duhet të bëj zgjedhje. Është e vështirë, ka raste kur shkon në shtëpi dhe nuk fle. Nuk është personale, është futboll. Miku im Mançini, isha 35 vjeç, më thoshte “Silvio, me vjen keq, shko në tribunë”, Ky është futbolli, unë kam qenë në pankinë, kam shkuar në tribunë, kam luajtur, por është futbolli. Jam i lumtur për të e të gjithë, kjo është jeta. E kujtoj përsëri, nuk kam asgjë personale, për fat të keq unë jam trajneri dhe duhet të bëj zgjedhjet.

Kjo është një skuadër pak më e pjekur, ata kanë mësuar shumë në Europian, por të mos harrojmë që është një ekip në rritje, nuk është gati, po përmirësohet shumë. Kemi shumë të rinj, një përzierje me lojtarë me një të kaluar të rëndësishme. Sot nuk ishte Gjimshiti, por Hysaj bëri mirë, me zemër, ka bërë 10 vite në këtë ekip, është ai me më shumë ndeshje. Kjo është një skuadër që po rritet. Përfitoj nga rasti të them se është një grup shumë i vështirë, do të ndodhin nga të gjitha gjërat, është shumë i ekuilibruar. Do të jetë shumë e vështirë, më bëhet qejfi që jam këtu si trajner, por e di që duhet të rritemi dhe përmirësohemi shumë.

Gjeorgjia? E kemi parë Ukrainën shumë, por edhe Gjeorgjinë, është një grup i vështirë, edhe Çekia është një ekip shumë i fortë. Të martën ne kemi një kundërshtar shumë të vështirë, fizikisht shumë të fortë, shumë të organizuar. Zakonisht luajnë me 3-5-2, me lojtarë fizikë, me këmbë të mira, që vrapojnë shumë, sulmojnë, mbrojnë, shumë të organizuar, kanë një trajner të mirë. Nuk kam parë ndeshjen e sotme, por jam i sigurt që të martën do të kemi një ndeshje shumë të vështirë.

Zënka Asllani-Manaj? Herën tjetër u thashë të dyve, silleni topin se e gjuaj unë (qesh). Ndodh, është futbolli, njëri dëshiron gjithmonë të gjuajë. Unë ndoshta jo në fushë, por Doriva se ai i gjuan shumë fort. Zabaleta jo.

Manaj? Ne jemi një skuadër sakrifice, që duhet të luftojmë, vuajmë, rinisemi, luajmë me shpirt e zëmër, siç kemi bërë të gjithë. Rei e ka kuptuar, kjo është ndeshja që duhet të bëjmë më shumë, sot. Jam edhe më shumë krenar për lojtarët, të gjithë vrapuan shumë kemi bërë gjithçka që programuam. Për ndeshjen tjetër të shohim, ai ka shpenzuar shumë energji si të tjerët. Nesër pasdite do të shohim rikuperimin, ndërsa nga e hëna do të shohim mundësitë reale të secilit për të shkuar në fushë, por mund të rikuperojmë të gjithë.

Ukraina është një skuadër që bën presing inteligjent para, pastaj rivëniet e portieri i kemi parë shumë me Manajn i cili bën mirë luftë, i pëlqen. Menduam se nëse topi shkon, ai e fiton duelin dhe nuk bëjmë rreziqe pranë zonës, pak a shumë si me Çekinë. Është pak strategji, Rei është një lojtar që këtë gjë e bën shumë mirë. Ishte strategji e lojës sot.

Jemi të lumtur për ekipin, futbollistët e dinë që duhet të bëjnë sakrificë. Jam krenar edhe për stafin, që po bën një punë të mirë, po organizojnë ekipin. Por diferencën e bëjnë lojtarët, është shpirti i skuadrës që bëri të fitonim ndaj një Polonie të fortë, Çekisë e sot Ukrainës me lojtarë të shkëlqyer. Djemtë e dinë, aftësia për të vuajtur. Njerëzit janë krenarë për ne për këtë arsye, rruga është ende e gjatë dhe duhet të punojmë ende shumë.

Futbollistë e dinë që nga dita e parë, se nëse nuk jemi me këmbë në tokë, asnjë skuadër nuk shkon askund. Unë flas për ekipin kombëtar, për edhe një ekip të Serisë A apo Premier League. Nuk ekzistojnë ndeshje të lehta, ne duhet të punojmë shumë. Nëse fitojmë, barazojmë e humbim është jo se nuk jemi me këmbë në tokë, por se kundërshtarët janë të fortë. Në këtë grup do të ndodhe gjithçka, i kemi parë të gjithë. Kjo fitore sot na ka dhënë shumë, por do të shohim nga të gjitha gjërat. Gjeorgjia, Çekia dhe Ukraina janë ekipe shumë të bukura”, tha Sylvinho në konferencë pas ndeshjes.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Partia gjermane e ekstremit të djathtë 'AfD' nominon Alice Weidel si kandidate për kancelare

Partia gjermane e ekstremit të djathtë 'AfD' nominon Alice Weidel si kandidate për kancelare