FIER - Kryebashkiaku i Fierit Baftja Zeqaj informoi ambasadorin e SHBA-së për situatën aktuale paraelektorale në qarkun e Fierit, duke shprehur dhe shqetësimin për disa zona të specifikuara si të “nxehta” në këtë rreth.
Kryebashkiaku përmendi rastin e dhunës së rëndë fizike të ushtruar ndaj kandidatit të FRD, Mit’hat Hoxha më 9 qershor në Roskovec.
Ai e quajti “një ngjarje e rëndë, që cënon integritetin e zgjedhjeve dhe shtron udhën, për destabilitet politik në vend.”
Zeqaj shtoi se nga ana e tij është bërë apel që fushata të karakterizohet nga një gjuhë më qytetare, ku secili të parashtrojë alternativat e veta pa dëmtuar demokracinë e zgjedhjeve.
Nga ana e tij ambasadori Arvizu u shpreh se edhe në Fier do të nis përfaqësues nga ambasada amerikane të kryesuar nga zv/ambasadori, për të parë nga afër procesin e votimit dhe të numërimit. Ai vuri theksin te liria e shprehjes së votës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com