PRISHTINE- Një premtim i qeverisë shqiptare se Porti i Shëngjinit do t’i jepet Kosovës duket se do mbetet në letër. E përditshmja “Zëri” në Kosovë zbulon nga burime të brendshme dhe të besueshme brenda dy qeverive se kryeministri Berisha është tërhequr nga ky premtim.
Burimet e “Zërit” thonë se që nga vitit 2009 kur u deklarua zyrtarisht se Shëngjini do t’i jepej Kosovës, qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë hap konkret për kalimin e pronësisë te qeveria kosovare.
Burimet e “Zërit” thonë se Berisha është tërhequr nga ky premtim, asgjë nuk është bërë për kalimin e pronësisë si dhe përgatitjes së infrastrukturës së nevojshme ligjore për të bërë një gjë të tillë. Sipas të njëtit burim edhe vetë qeveria shqiptare ka probleme me pronësinë e portit. Gazeta “Zëri” shkruan se i ka dërguar disa pyetje zëdhënëses së Ministrisë së Transportit të Shqipërisë, Armida Qylafikut, por ajo për një javë rresht nuk është iu është përgjigjur atyre.