‘Zëri i kombit’ që njoftoi vdekjen e Mbretëreshës, i përfshirë në skandalin seksual të BBC

‘Zëri i kombit’ që njoftoi vdekjen e Mbretëreshës, i përfshirë në skandalin seksual të BBC

Huw Edwards

Prezantuesi i BBC-së, i cili dyshohet se i ka paguar një adoleshenteje më shumë se 35,000 £ për foto me përmbajtje intime, është zbuluar të jetë Huw Edwards. Identiteti i tij u zbulua nga bashkëshortja e tij Vicky Flind në një deklaratë të publikuar ditën e sotme.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve PA, Flind tha se burri i saj "vuante nga probleme serioze të shëndetit mendor" dhe "po merr kujdes spitalor, ku do të qëndrojë në të ardhmen", ndërsa ajo kërkoi privatësi për familjen e saj.

“Në dritën e raportimeve të fundit në lidhje me ‘prezantuesin e BBC’ po e bëj këtë deklaratë në emër të bashkëshortit tim Huw Edwards, pas pesë ditëve jashtëzakonisht të vështira për familjen tonë. Këtë po e bëj kryesisht nga shqetësimi për mirëqenien e tij mendore dhe për të mbrojtur fëmijët tanë. Huw po vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor. Siç është dokumentuar mirë, ai është trajtuar për depresion të rëndë vitet e fundit.’- tha ajo.

“Ngjarjet e ditëve të fundit i kanë përkeqësuar shumë gjërat, ai ka pësuar një tjetër episod të rëndë dhe tani po merr kujdes spitalor ku do të qëndrojë për një të ardhme të parashikueshme. Sapo të jetë më mirë për ta bërë këtë, ai synon t'i përgjigjet historive që janë publikuar.

 “Në rrethanat dhe duke pasur parasysh gjendjen e Huw, do të doja të kërkoja që të respektohet privatësia e familjes sime dhe të gjithë të tjerëve të përfshirë në këto ngjarje shqetësuese. E di që Huw i vjen thellësisht keq që kaq shumë kolegë janë ndikuar nga spekulimet e fundit mediatike. Shpresojmë që kjo deklaratë do t'i japë fund kësaj."- u shpreh ajo.

Edwards njoftoi vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth për kombin në shtator dhe ka udhëhequr mbulimin e ngjarjeve më të mëdha në Britani që nga fundi i shekullit, duke përfshirë zgjedhjet, dasmat mbretërore dhe Olimpiadën e 2012-ës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv