Zerohen kamatëvonesat e
energjisë për 126 mijë konsumatorë
Për 66539 konsumatorët pensionistë, ata në ndihmë ekonomike dhe ata me status tjetër vështirësie, do të zerohen të gjitha kamatëvonesat, kundrejt një pagese të vetme e simbolike prej 20 lekësh
Për ata që me mirëkuptimin më shembullor u kthyen nga debitorë në kontributorë të rimëkëmbjes së sektorit elektroenergjitik shqiptar, për ata që janë sot 126,000 kontributorë aktiv që kanë nënshkruar aktmarrëveshjet për shlyerjen me këste mujorë borxhet ndaj OSHEE-së dhe kanë ende mbi supe peshën e kamatëvonesave: 66539 janë konsumatorë pensionistë, persona me aftësi të kufizuar apo ndihmë ekonomike dhe paguajnë me këste 1000 ose 1200 lekë/muaj; 59461 janë konsumatorë familjarë që nuk kanë ndonjë status të veçantë pamundësie por meritojnë sot të vlerësohen në këtë fundviti për statusin e qytetarit të mirë që i kanë dhënë vetes duke paguar rregullisht këstet prej 2500, 2800 lekësh/muaj.
Për 66539 konsumatorët pensionistë, ata në ndihmë ekonomike dhe ata me status tjetër vështirësie, do të zerohen të gjitha kamatëvonesat, kundrejt një pagese të vetme e simbolike prej 20 lekësh. Me këtë zerim që pason atë të Qershorit 2016 për konsumatorët më korrekte në zbatimin e aktmarrëveshjeve, vlera që për këtë vit shteti heq dorë nga borxhet e këqija të qytetarëve në sektorin e energjisë bëhet 95 milion USD.
Për 59461 konsumatorët e tjerë, familjarë që paguajnë me këste 2500, 2800 lekë/muaj, kamatëvonesat e mbetura do të reduktohen me 80%. Vlera e përgjithshme e detyrimit të borxhit të tyre ndaj OSHEE-së arrin në 60 milion USD. Kjo përqindje e propozuar është e njëjtë me përqindjen që u aplikua për ata që i paguan menjëherë detyrimet e prapambetura gjatë periudhës Dhjetor 2014-Korrik 2015.
Vlera totale e propozuar për reduktim për 126.000 konsumatorë gjatë 2016 llogaritet në 155 milion USD. E dini sa është kjo shumë? Aq sa paguhej më parë çdo vit nga Buxheti i Shtetit për të kompensuar vjedhjet dhe abuzimet me energjinë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e 81-vjeçarit pranë shtëpisë në Zall-Bastar/ Flet djali i tij për Report Tv: Nuk kishte konflikte me njeri! Menduam se ishte aksidentale, mbante gjithnjë lekë me vete
15 Janar, 15:31
-
Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?
15 Janar, 15:30
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27
-
Tiranë/ Vrasja e 81-vjeçarit pranë banesës në Zall-Bastar, shoqërohet një person në polici
15 Janar, 15:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Dinamo luan 'tenis', Egnatia 'poker' krutanëve! Në çerekfinale edhe Skënderbeu
15 Janar, 15:20
-
Trump, plane për krijimin e një agjencie për mbledhjen e tarifave
15 Janar, 15:18
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 30% vitin e kaluar
15 Janar, 15:15
-
Frrok Çupi: Mot i keq, apo bukuri e zorshme?!
15 Janar, 15:09
-
Ndalohet futbollisti i Sevillas, akuzohet për baste sportive! Rrezikon tre vite burg
15 Janar, 15:08
-
Armëpushim në Rripin e Gazës/ Hamasi do lirojë 33 pengje izraelite
15 Janar, 15:05
-
Hetimet për dosjen e SASPAC e çuan në pranga, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Beqajt për masën 'arrest në burg'
15 Janar, 15:02
-
Michelle Obama ‘thyen’ traditën, ish-zonja e parë nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trump si president i SHBA-së
15 Janar, 14:58