Aktorja e njohur Catherine Zeta-Jones ka treguar gjatë një interviste për revistën “InStyle” se ka kaluar një vit mjaft të vështirë për shkak të depresionit, por fatmirësisht e ka hedhur pas krahëve.

Ajo ka falënderuar bashkëshortin e saj aktorin Micheal Douglas për mbështetjen e ofruar gjatë ditëve të vështira, si dhe pranon se vuan nga një lloj depresioni të quajtur “sindroma bipolare”.

Zeta-Jones ka treguar për momentet e prishjes së ekuilibrit mendor, luhatjet e humorit dhe vështirësive të tjera për shkak të depresionit.

Ndonëse sipas saj e keqja ka kaluar ajo sërish shprehet se do të përpiqet të kontrollojë simptomat e sëmundjes së saj.

(xh.k/shqiptarja.com)