Pas dështimit të martesës mes aktores Catherine Zeta-Jones dhe partnerit të saj Michael Douglas mësohet se aktorja është “e thyer” nga ajo që po përjeton.
Anna Walker, aktorja shoqëruese e nuses në martesën e çiftit, thotë se Catherine po kalon kohë të vështira.
“Javët në vazhdim do të jenë shumë të vështira dhe jam shumë e shqetësuar për të. Kjo është një kohë traumatike dhe shëndeti i saj mental mund të keqësohet”- thotë ajo.
“Ajo sapo ka kaluar një fazë tjetër të trajtimit për sëmundjen e saj bipolare dhe nëse ajo e kalon gjithë këtë stres, do të jetë mrekulli”. “Nëna e saj Pat është me të për momentin, prandaj e di që ajo është në duar të mira. Tani për tani, ajo ka një mjekim shumë të mirë që mund t`a ndihmojë”, ka thënë Walker.

Pas një martese 13 vjeçare Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones vendosën të ndaheshin dhe të kalojnë disa kohë larg njëri- tjetrit.
Çifti, i cili u martua në vitin 2000, nuk janë parë bashkë në publik që nga 22 prilli i këtij viti.
Megjithatë, vendimi i tyre për të qëndruar të ndarë, sipas mediave, flet qartë për një divorc mes dy aktorëve.
Michael është thënë se do të jetojë në Manhattan, ndërsa Catherine do të qëndrojë në shtëpinë e tyre 4 milion dollarëshe në shtetin e Nju Jorkut me fëmijët e tyre Dylan, 13 vjeç dhe Carys, dhjetë vjeç.
Redaksia online
/Shqiptarja.com