Një grup prej njëmbëdhjetë kryebashkiakësh të qyteteve të Ukrainës vazhdojnë të mbahen rob nga forcat ruse, përsëriti të hënën zëvendëskryeministrja e Ukrainës.
“Kjo është absolutisht e vërtetë. Ne e dimë se të gjithë kryetarët e bashkive të qytetit, ata janë në robëri, ata po mbahen peng nga rusët, ata për fat të keq nuk po na i kthejnë neve”, tha Iryna Vereshchuk për Erin Burnett të CNN të hënën.
“Fatkeqësisht, deri më tani, nuk kemi mundur të kontaktojmë, apo të lirojmë ndonjë kryetar bashkie tjetër, madje nuk e dimë, mendojmë se disa prej tyre janë vrarë”, tha ajo duke folur përmes një përkthyesi, shkruan CNN.
Të dielën, në një mesazh të postuar në mediat sociale, Vereshchuk tha se 11 kryebashkiakë lokalë nga Kievi, Kherson, Mykolaiv dhe rajonet e Donetsk "janë në robëri ruse".
“Nëse nuk e ndalojmë Putinin sot, së bashku, ky është vetëm fillimi i atyre mizorive që do të zbulojmë më vonë. Sepse ndërsa po flasim tani me ju, ka më shumë se 100,000 civilë, gra, fëmijë, të moshuar, të cilët po vdesin në qytetin e Mariupol për momentin," tha ajo.
“Njerëzit po vdesin, nga uria, nga etja, nga plagët e rënda, nga sulmet ajrore, mijëra prej tyre po vriten. Është një gjenocid kundër civilëve ukrainas. Dhe Putini, ai e kupton se nuk mund ta ndalë ushtrinë ukrainase, dhe për këtë arsye ai ka një taktikë tjetër. Ai po torturon dhe përdhunon civilë ukrainas, gra, dhe kjo është ajo që po bën e ashtuquajtura ushtria e tij e dytë. Ata po luftojnë kundër civilëve dhe ne duket se thjesht po shikojmë të pafuqishëm kundër tyre.”
Lajmi kryesor:
Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus
G.B./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
54%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1045
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin kërcënon me rinisjen e prodhimit të raketave me rreze të mesme veprimi
28 Korrik, 15:01
-
BE i jep Ukrainës 1.6 miliardë dollarë fonde nga asetet e ngrira ruse
27 Korrik, 19:44
-
Lufta Ukrainë-Rusi, Zelensky: Plan veprimi për të arritur paqen! Lavrov: Nuk ka negociata për propozimin e tij
27 Korrik, 15:05
-
Lufta në Ukrainë/ BE transferon 1.5 miliardë euro në Kiev nga asetet e ngrira të Rusisë
26 Korrik, 15:22
-
Putin zotohet për ‘hakmarrje’ ndaj atyre që tentojnë ‘të përçajnë’ Rusinë
25 Korrik, 15:28
-
NATO: Evropa do të duhet të jetë e përgatitur të lëvizë trupat në front në përgjigje të lëvizjeve ushtarake ruse nëse është e nevojshme
24 Korrik, 17:55
-
Klubi evropian mbeti pa lojtarë dhe staf trajnerësh, tërhiqet nga Conference League
23 Korrik, 19:05
-
Sulm me dron në portin rus, raportohet për viktima dhe të plagosur
23 Korrik, 11:13
-
Vuçiç: Perëndimi po përgatitet për konflikt direkt me Federatën Ruse
22 Korrik, 22:58
-
VIDEO/ Mirlind Daku shënon gol në javën e parë të kampionatit rus
22 Korrik, 19:20
-
Sulm rus në Donetsk, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur! Rusia rrëzon 75 dronë ukrainas
22 Korrik, 09:41
-
Ish-këshilltari amerikan: Trump s’ka ide si t'i japi fund luftës në Ukrainë
21 Korrik, 17:35