Zv. ministri i Drejtësisë i Maqedonisë për Report Tv: E drejtë që Shqipëria të ndahet nga ne, Bullgaria vijon të na mbajë peng

Zv.Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut Agim Nuhiu, nga studio e Report Tv tha se nëse Bullgaria vijon ta mbajë peng Shkupin, atëherë është e drejtë që Shqipëria të ndjekë rrugën e saj drejt BE.

I ftuar në Report Tv në emisioni ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Andi Kapxhiu Nuhiu foli për vizitën e tij në Tiranë, sistemin e drejtësisë por dhe për anëtarësimin e dy vendeve në NATO dhe bllokadën që Bullgaria i ka vendosur RMV në këtë proces.

Në lidhje me eksperiencën e dy vendeve në gjyqësor Nuhiu u shpreh se ne do marrim praktikat më të mira të Reformës në Drejtësi të implementuar në Shqipëri.

“Kjo vizitë zyrtare u zhvillua me qëllim që të shkëmbejmë përvojat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në drejtim të konsolidimit të sistemit të drejtësisë. Në strategjinë e re 5 vjeçare që fillon në vitin 2023 do implimetojmë këto praktika të mira të Shqipërisë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë një besim të ulët tek sistemi i drejtësisë”, tha ai

Ai foli gjithashtu dhe për praktiken që ndjek aktualisht Maqedonia e Veriut në kontrollin e punës së gjyqësorit.

“Ne kemi dy trupa të pavarur nga pushteti ekzekutiv, Këshilli Gjyqësor Republikan dhe Këshilli i Prokurorëve, janë dy trupa me autonomi të plotë që kanë tagër të verifikojnë punën e gjyqësorit. Gjyqtarët çdo katër vite i nënshtrohen vlerësimit për punën e tyre katër vjeçare. Kjo bëhet për të vendosur sistemin e meritokracisë. 100 pikë që duhet të fitojë çdo gjyqtar çdo katër vite për të vijuar pune, 60% gjyqtari duhet ti fitojë sipas kualitetit dhe 40% i fiton mbi bazën e kuantitetit pra a ka qenë efektiv në këto vite, sa dosje kanë mbetur në sirtar, ata që nuk i arrijnë Këshilli Gjyqësor merr masa nga kritika deri në përjashtim”, tha Nuhiu.

I pyetur në lidhje me akuzat e opozitës për gjyqtarët që kanë lidhje me partinë në pushtet ai u shpreh se korrupsioni është i pranishëm në çdo hallkë por janë raste individuale.

“Drejtësia nuk duhet të kënaqet vetëm më ndëshkim penal por duhet bërë dhe sekuestrimi i pasurisë, pra të preket dhe xhepi i atij që ka përfituar në mënyrë të paligjshme. Shqiptarët, gjyqtarët shqiptarë nuk janë fajtor për këtë nivel të sistemit të drejtësisë, në 20 vitet e fundit prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë kanë qenë misionar që kanë ndaluar veprimet arbitrare me baza etnike ndaj shqiptareve. Rreth 20% është përbërja e shqiptarëve në sistemin e drejtësisë”, tha Nuhiu.

Zëvendësministri i Drejtësisë i RMV foli gjithashtu dhe për Ballkanin e Hapur ku u shpreh se një nismë e tillë duhet të mbështet nga të gjitha vendet e rajonit pasi ofron lirshmëri në lëvizjen e mallrave dhe njerëzve.

“Duhet të mbështeten nisma të tilla se si pikë referimi kanë lëvizjen e lirë, pa burokraci të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve. Të gjitha ato që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë duhen mirëpritur dhe mbështetur, nuk duhet të kenë komplikime politike dhe strategjike, çdokush në rajon duhet ta mbështesë”, tha Nuhiu

Nuhiu foli edhe për bllokadën që i ka vendosur Bullgaria RMV në këtë proces dhe sa rrezikon Shqipëri në këtë vendim, Nuhiu u shpreh se është e drejta e Shqipërisë të ndahet nga Maqedonia dhe të vazhdojë rrugën e saj t anëtarësimit.

“Shpresat nuk janë shuar asnjëherë, ne jemi në bisedime por gjithçka do të varet kur kjo çështje të formalizohet. Shqipëria ka të drejtë të vazhdojë rrugëtimin e vet dhe të mos varet nga RMV sepse nuk duhet të lidhe fatin me RMV që nuk ka të bëjë më asnjë kriter thelbësor por ka të bëjë me një pengesë bilaterale që është pjesë e historisë së dy popujve dhe në këtë drejtim Shqipëria duhet të vazhdojë rrugëtimin e vet”, tha ai.

Agim Nuhiu zëvendësministri i Drejtësisë i RMV po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë ku po takohet me zyrtarë të lartë. Ditën e nisi me një takim me homologun e tij shqiptar Ulsi Manja me të cilin foli dhe për shkëmbimin e eksperiencës në lidhje me Reformën në Drejtësi të ndjekur në Shqipëri.

E.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)