Bëhet e ditur se delegacioni është në Penihan për të zhvilluar bisedime në fokus të të cilave do të jetë fillimi i dialogut mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë vizitës dy ditore, delegacioni koreano jugor do të fokusohet në vendosjen e kushteve për bisedime të mëpasme mes SHBA- së dhe Penhianit, ku vendit komunist do t’i kërkohet që të heqi dorë nga armët nukleare.
Gjithashtu vizita do të ketë në fokus edhe përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve koreane, marrëdhëniet e të cilave janë përmirësuar ndjeshëm që në lojërat Olimipke Dimërore.
d.gj/ Shqiptarja.com