TIRANE-Prokuroria për Krimet e Renda ka zgjatur me tre muaj afatin e hetimit ndaj ish-Kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Hetimi ndaj Llallës ka nisur në mars të vitit 2018 për akuzat e "fshehjes së pasurisë", "mosdeklarim i të hollave në kufi", "pastrim parash" dhe "shpërdorim të detyrës".
Ish- Kryeprokurori ka bërë ankim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve te Renda kundër zgjatjes së afatit, kërkesë që pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca. Pas nisjes së hetimit, Llallës iu sekuestrua pasuria me vlerë një miliardë lekë. Një apartament banimi në Durrës dhe mijëra katrorë tokë arë në Tiranë janë disa nga pronat që iu sekuestruan Lllallës.
Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së. Në 11 qershor, KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, dhe vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK-së duke e lënë Llallën jashtë sistemit dhe pa kaluar në Vetting.
Pas largimit të Llallës nga posti i Kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Një kullë dhe tre 'non grata'
7 Korrik, 22:49
-
Veliaj dhe Dumani krahasuar me Metën dhe Llallën
30 Prill, 18:15
-
Art në apartamentin e konfiskuar të Adriatik Llallës, të rinjtë artistë gjejnë muzën nga dritarja e ish-kryeprokurorit
12 Prill, 20:25
-
Ylli Pata: Nga Adriatik Llalla, te Janjeva
19 Mars, 19:56
-
Iu konfiskua ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, apartamenti në plazhin e Durrësit kthehet në qendër sociale për art dhe aktivizëm
22 Shkurt, 18:11
-
Berisha, i vetmi i trembur nga Ahmetaj (dhe modeli i Kumbaros dhe Llallës)
12 Korrik 2023, 14:13
-
Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Dumani: Ka marrë thjesht pasaportën, po punojmë për ekstradimin e tij
31 Mars 2023, 13:16
-
Ish-kryeprokurori nuk ka marrë azil? SPAK thotë se Llalla është ende në proces ekstradimi në Itali
6 Mars 2023, 20:21
-
I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, Adriatik Llalla fiton statusin e azilantit politik në Itali! Shuhen shpresat për ekstradim
13 Shkurt 2023, 22:21
-
Ja si shpëtoi nga konfiskimi në 2013 pasuria e Gazmend Mahmutajt, bosit të prostitucionit! Roli i Llallës, Metës e Berishës! Pse u godit nga OFL e SPAK pas 9 vitesh?
6 Maj 2022, 16:12
-
518 zyrtarë të kallëzuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, emrat mbahen sekret, dosjet u mbyllën në heshtje! Asnjë i dënuar për 2021
2 Maj 2022, 15:18
-
Kërkoi pezullim të dënimit se është i sëmurë, Gjykata e Lartë i refuzon kërkesën Adriatik Llallës! SPAK: Sëmundja se pengoi të kryente funksione të larta
22 Prill 2022, 11:16