Zgjatet afati për dosjen 184, por prokuroria e Dibrës s'ka hetues: Përgjimet duan kohë për t'u transkriptuar

Pas kthimit nga SPAK në Dibër të dosjes 184 në hetim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet lokale 2017 në Dibër, prokuroria e këtij qarku zgjat afatet dhe nis zbardhjen e transkitpin e 60 CD-ve me biseda të përgjuara. Burime për ReportTv nga kjo prokurori sqaruan se aktualisht ata ndodhen në fazat e para të veprimeve pasi pa transkriptuar materialin e përgjuar nuk mund të bëjnë veprime të tjera. Kjo dosje prej më shumë se një viti u ende në dyert e prokurorive sa SPAK sa Dibrës me vendime për moskompetencë pasi askush nuk pranonte ta hetonte.

Ndërkohë të njëjta burime sqaruan për ReportTv se në prokurorinë e Dibrës vështirësia e krijuar me këtë dosje lidhet edhe në mungesën e hetuesve dhe stafit për të kryer këto veprime voluminoze të cilat kanë bllokuar proceset në këtë institucion. Ky hetim prej më shumë se dy vite rezulton se është ende në fazat fillestare pas askush si ka zbardhur përgjimet të cilat më pas mund të përdoreshin si indcie për të shkuar tek provat apo fakte ndaj personave të përfshirë.

Prokurorë të kësaj dosje tek krimet e rënda ishin fillimit Vladimir Mara, Dritan Prenci e më pas Klodian Braho ndërsa sot në Dibër ajo hetohet nga Rifat Kojku e Belina Zeneli. Në qershor 2019, ish drejtuesja e krimeve të rënda Donika Prela do të deklaronte se këto CD nuk janë zbardhur. Edhe pse kjo dosje ka kaluar tashmë në 5 prokurorë dhe me afro dy vite hetime duke parashikuar dhe afatet e personave në hetim, askush nga prokurorët apo oficerët e policisë gjyqësore nuk ka arrit ti zbardh përgjigjet, vec përgjimeve të botuar tashmë në media.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja