Zgjatet misioni në Egje, Xhaçka:
Qëndrojmë deri në fund të 2018

Zgjatet misioni në Egje, Xhaçka:<br />Qëndrojmë deri në fund të 2018<br>
Zgjatet misioni i forcës detare shqiptare në operacionin e NATO-s në detin Egje. Ministrja Xhaçka pas një takimi në forcën detare deklaroi se do të qëndrojmë në Egje deri në fund të vitit 2018. Xhaçka u shpreh se në 1 vit misioni shqiptar shpëtoi mbi 700 emigrantë në operacionin përkrah NATO-s.

Çmoj kontributin njerëzor në FA. Do të qëndrojmë në Egje deri në fund të vitit 2018. Në 1 vit shpëtuam mbi 700 emigrantë në operacionin përkrah NATO-s” deklaroi ajo.

Xhaçka u shpreh gjithashtu se FA do të modernizohet. “Do të shtojmë armatim modern në anije. 4 anije patrullimi brenda pak muajsh pajisen me sistem modern armatimi” përfundoi ministrja. Anijet shqiptare kanë shpëtuar shumë emigrantë nga Iraku, Siria dhe vende te tjera që drejtohen për në Perëndim pas konflikteve në vendet e tyre.

Deklarata e plotë e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka

Zgjatet misioni i Forcës Detare shqiptare në operacionin e NATO-s në detin Egje. Gjatë vizitës së punës në Komandën e Forcës Detare në Durrës, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se misioni, parashikuar për tu mbyllur në fund të këtij viti, do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Një vendim i tillë, sipas Ministres së Mbrojtjes lidhet me rezultatet shumë pozitive që ekuipazhi shqiptar i anijes “Oriku” ka shënuar gjatë këtij viti kontribut në operacionet e kërkim shpëtimit të emigrantëve në Egje.

“Kontributi njerëzor është ajo cka unë çmoj më shumë tek Forcat e Armatosura. Çdo ditë e më shumë ndjej krenari dhe mirënjohje për efektivët e secilës prej forcave; tokësore, detare apo ajrore. Akoma më shumë ndihem krenare kur më vijnë informacione për rezultatet tuaja në operacionet e kërkim – shpëtim në ujrat tona territorial e aq më tepër në misionet ndërkombëtare. E nuk mund ta fsheh kënaqësinë kur qytetarët nga e gjithë Shqipëria e jo vetëm ju përgëzoj nënëpë rrrjete sociale, media apo forume publike. me forcën tonë detare kemi kapërcyer ambicien tonë. Dhe pjesëmarrja e ekuipazheve tona, deri sot me anijen ‘Oriku”, e së shpejti me anijen “Butrinti”, në operacionin e NATOS në detin Egje e konfirmon këtë fakt.

Angazhimi yne fillestar ishte, të qëndronim në këtë operacion deri në fund të vitit 2017, por më lejoni tju bej me dije se pak ditë më parë i kemi konfirmuar Aleancës,se djemtë dhe vajzat shqiptare do të vazhdojnë të patrullojnë në detin Egjee dhe për 12 muaj të tjerë, për të shpëtuar të tjerë jetë njerëzish,si ata 700 emigrantë sirianë,që i zbritët shëndoshë e mirë në breg apo të tjerë që do të kenë të njëjtin fat të mirë, për mes kontributit të ushtarakëve që valëvisin flamurin shqiptar në ujrat ndërkombëtare”, deklaroi MinistrjaXhaçka.

Në fund të muajit Nëntor, drejt detit Egje do të niset anija e dytë e Flotës Detare, e cila do të zëvendësojë “Orikun”. Për Ministren e Mbrojtjes, një tjetër lajmi mirë është pajisja e të 4 anijve të patrullimit me sistem të riarmatimi.

“E di, ka jo pak probleme që kërkojnë zgjidhje e vështirësi që duhen kapërcyer. Dhe unë jam e sigurtë që do tia dalim, duke nisur nga më e afërtja, modernizimi i forcave tona të armatosura.

Së shpejti, anijet tona të patrullimit do të përfshihen në këtë proces modernizimi. Operacionaliteti i tyre do të rritet për mes sistemit modern të armatimit që do të instalohet këtu të Iliria, të Butrinti apo Oriku që kthehet nga fund të vitit nga deti Egje. Ky proces, ka angazhimin maksimal për të përfunduar brenda këtij viti duke përforcuar kështu misionin e sovraniteti territorial apo edhe të ndihmës që mund të na kërkohet nga fqinjët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, thaMinistrja e Mbrojtjes.

Anija “Iliria” është një prej  anijeve që brenda pak muajsh do të pajisen për herë të parë me sistem modern armatimi. Ministrja Xhaçka qëndroi për disa orë në bordin e anijes duke ndjekur stërvitjeten e  ndërhyrjes së shpejtë në rast rreziku e duke drekuar me 12 pjesëtarët e ekuipazhit të anijes.

E di, ka jo pak probleme që kërkojnë zgjidhje e vështirësi që duhenkapërcyer. Dheu në jam e sigurtëq ë do tia dalim, duke nisur nga më e afërtja, modernizimi iforcave tona të armatosura.

Së shpejti, anijet tona të patrullimit do të përfshihen në këtë proces modernizimi. Operacionaliteti i tyre do të rritet përmes sistemit modern të armatimit që do të instalohet këtu të Iliria, të Butrinti apo Oriku që kthehet nga fund të vitit nga deti Egje. Ky proces, ka angazhimin maksimal për të përfunduar brenda këtij viti duke përforcuar kështu misionin e sovraniteti territorial apo edhe të ndihmës që mund të na kërkohet nga fqinjët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

E meqë jemi mbledhur në një prej anijeve të patrullimit, kam kënaqësinë të pohoj se me forcën tonë detare kemi kapërcyer ambicien tonë. Dhe pjesëmarrja e ekuipazheve tona, deri sot me anijen ‘Oriku”, e së shpejti me anijen “Butrinti”, në operacionin e NATOS në detin Egje e konfirmon këtë fakt. Angazhimi yne fillestar ishte, të qëndronim në këtë operacion deri në fund të vitit 2017, por më lejoni tju bej me dije se pak ditë më parë i kemi konfirmuar Aleancës se djemtë dhe vajzat shqiptare do të vazhdojnë të patrullojnë në detin Egje edhe për 12 muajtë e tjerë, për të shpëtuar të tjera jetë njerëzish si ata 700 emigrantë sirianë që i zbritët shëndoshë e mirë në breg apo të tjerë që do të kenë të njëjtin fat të mirë, përmes kontributit të ushtarakëve që valëvisin flamurin shqiptar.

[gallery]24453[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë