Zgjatja e afatit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë sqaron: Ja pse vendosëm shtyrjen e aplikimeve për SPAK-un

Zgjatja e afatit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë sqaron: Ja pse vendosëm shtyrjen e aplikimeve për SPAK-un

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

TIRANE-Sot skadoi afati i parë për aplikimet për SPAK-un edhe pse numri i kandidaturave ishte 15, aq sa është caktuar për krijimin e prokurorinë e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por Këshilli i Lartë i Prokurorisë dje vendosi që të shtyjë afatin deri në datë 21 shkurt. Por cila është arsyeja? KLP-ja sqaron se afati është shtyrë nisur nga fakti që numri i kandidatëve nuk mundëson konkurrencën dhe përzgjedhjen e më të mirëve, pasi për 15 vende aplikuan 15 prokurorë. Ndërkohë që deri në datë 21 shkurt pritet që të ketë të tjera aplikime, që do të rrisin konkurrencën për të përzgjedhur 15 prokurorët më të mirë që do të jenë pjesë e SPAK-ut.

NJOFTIMI I PLOTË I KLP-së
Në vijim të njoftimit të shpallur në datë 07.01.2018, për fillimin e procedurave për plotësimin e 15 (pesëmbëdhjetë) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nisur nga fakti që numri i kandidatëve të cilët kanë aplikuar nuk është ende i tillë që të mundësojë konkurrencën dhe përzgjedhjen e më të mirëve, Këshilli i Lartë ë Prokurorisë vendosi të shtyjë afatin për të pritur aplikimet deri më datën 21.02.2019. Sa më sipër ftojmë dhe një herë prokurorët e interesuar që plotësojne kriteret sipas ligjit të sipërcituar të aplikojnë për vendet vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të interesuarit kanë kohë deri në datën 21.02.2019 për të paraqitur shprehjen e interest në adresën: Rr. “Qemal Stafa “nr.1. Prokuroria e Përgjithshme, Tiranë.

Por çfarë është SPAK?
Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.

Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dhe kanë një mandate nëntëvjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja