Greqia i prezanton sot liderëve të Eurogrupit listën e reformave në mënyrë që të mund të sigurojë zgjatjen e borxhit të shpëtimit. Lista duhet të aprovohet nga kreditorët ndërkombëtarë për zgjatjen katër mujore të likuiditetit monetar.
Analistët thonë se prishja e marrëveshjes mund të risjellë sërish frikën për daljen e Greqisë nga zona e euros. Ministri i shtetit Nikos Pappas deklaroi se lista do të përfshinte masa për të trajtuar evazionin fiskal dhe për të modernizuar shërbimin social. Sipas tij këto reforma do ta nxirrnin ekonominë greke nga “gjendja e qetësisë”.
Nga ana tjetër gazeta gjermane Bild duke cituar burime të afërta të qeverisë greke, raporton se Greqia ka për qëllim të rikuperojë 7,3 miliard euro nëpërmjet masave në luftimin e evazionit fiskal.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com