Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani përmes një statusi në Facebook ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP, duke u shprehur se kjo mënyrë përzgjedhjeje i ngjan si kontrolli punëtor e fshatar në kohën e Enverit.
/Shqiptarja.com
Manjani shprehet me ironi se në kohën e diktaturës kishte Bashkime Profesionale, ndërsa sot këto bashkime njihen si Shoqëri Civile.
Statusi i plotë i Ylli Manjanit:
Kjo përzgjedhja e anëtarëve të KLGJ dhe KLP, më ngjan si kontrollit punëtor e fshatar në kohën e Enverit!
Si atëhere edhe sot, partia kujdeset që kontrollorët të jenë të saj... Dallimi i vetëm është emertimi i kolektivave punonjëse. Atëhere kishte Bashkime Profesionale, sot njihet si Shoqeria Civile...
Thelbi është njesoj. Kontrolli punëtor tashmë do garantojë drejtësinë popullore, që edhe Enveri vetë nuk e besonte. Drejtësia popullore në veprim!
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com












