Zgjedhja e Guvernatorit të ri të BSh
Rama sërish takim me Nishanin

Zgjedhja e Guvernatorit të ri të BSh<br />Rama sërish takim me Nishanin
TIRANE- Më pak se një javë nga dekretimi Gent Sejkos, për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, procesi i zgjedhjes së tij ka hyrë në një ngërç. Megjithatë palët duket se nuk i kanë reshtur negociatat për të shkuar drejt një zgjidhje, e cila për momentin duket e vështirë.

Paraditen e së enjtes, për të gjashtën herë në dy muajt e fundit, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë për një takim me kreun e shtetit, Bujar Nishani. Për më shumë se 40 minuta Rama ka biseduar me Nishanin për çështjen e guvernatorit, por as Presidenca dhe as Zyra e Shtypit në Kryeministri nuk kanë dhënë detaje për qëndrimet e kreut të shtetit dhe atij të ekzekutivit.

Në një situatë të tillë mbetet i paqëndruar pozicioni i Kryeministrit Edi Rama, i cili vijon t'i mbetet besnik idesë për një guvernator nga jashtë Shqipërisë.

Momentalisht maxhoranca heziton të japë një qëndrim final për kandidaturën e bankierit Sejko, por i vetmi zhvillim që nga momenti i dekretimit, lidhet me propozimin e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe, i cili i ka kërkuar Komisionit të Ligjeve shqyrtimin e ligjshmërisë së dekretit.

Në të njëjtën kohë brenda kampit të Partisë Socialiste nuk kanë munguar ne publik edhe disa zëra mos aprovues të  kandidaturës së Nishanit, nga Pandeli Majko dhe Ervin Bushati përfshi edhe disa deputetë të tjerë.

LSI-ja, partneri qeverisës i Ramës është treguar me e kujdesshme, në deklarime për këtë çështje duke i mëshuar rëndësisë së procesit se sa emrave të përveçëm për postin e Guvernatorit.

E ndërsa Rama vijonte takimin me Nishanin nuk ka munguar një tjetër zhvillim në trekëndëshin Presidencë, Kryeministri, Kryesi e  Kuvendit. Kryediplomati amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu e ka nisur paraditen e të enjtes me një takim duke u pritur nga  kryeparlamentari, Ilir Meta.

Marrë nga "Top Channel"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës