Zgjedhja e kreut të PS, Dade: Do 
 të presim vendimin e Kongresit 

Zgjedhja e kreut të PS, Dade: Do <br /> të presim vendimin e Kongresit 
Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade shprehet se do të presë vendimin e Kongresit sa i përket caktimit të një date zgjedhjesh për kryetarin e partisë.
 
“Kam kërkuar që të caktohet një datë bashkë me një numër kolegësh, megjithatë jemi në prag të kongresit dhe do të presim vendimet e kongresit dhe të Asamblesë së Përgjithshme,” tha Dade.
 
Ajo po ashtu tha se pret një përgjigje pozitive edhe nga Komisioni i Garancive Statutore i cili do të mblidhet të premten.
 
“Unë i kam avancuar propozimet e mia në linjë institucionale. Ditën e premte do të ketë një mbledhje të Komisionit të Garancive Statutore dhe pres me qetësi përgjigjen e tyre. Pres përgjigje nga gjykata e partisë,” deklaroi Dade.
 
Sa i përket qëndrimit të Xhafës dhe ndryshimeve në Statut për zgjedhjen e kryetarit, deputetja Dade shpreson që ata të jenë ndryshime në dobi të demokratizimit të mëtejshëm të partisë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot