BRUKSELI- Bashkimi Europian deklaron se e ka ndjekur nga shumë pranë procedurën emërimit të kryeprokurorit të ri të Shqipërisë. Petër Stano, zëdhënësi i Komisionerit Evropian për Zgjerim deklaron se Prokurori i Përgjithshëm është një institucion i pavarur dhe luan një rol thelbësor në sfidat që kanë të bëjnë me shtetin ligjor.

"Ju e dini se shteti ligjor është një ndër kriteret me rëndësi në rrugën drejt integrimit evropian dhe është një element që ne e ndjekim nga shumë afër. Kemi mbajtur shënime për vendimin e Presidentit për emërimin e kryeprokurorit të ri. Presim që pjesa që i takon kuvendit të zhvillohet në përputhje me përcaktimet kushtetuese", nënvizoi Stano.

Presidenti Bujar Nishani dekretoi dje në krye të Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llallën. Argumenti i kreut të shtetit ka si bazë se kandidati
i ri që do pasojë Ina Ramën në krye të organit të akuzës e ka marrë konsensusin e opozitës njëherë në Kuvend.

(sg/shqiptarja.com)