/ATSH/. - Legjenda braziliane e futbollit, Pele, eshte shprehur per mediat se nëse do të duhej të zgjidhte njërin në mes të Messit dhe Ronaldos, atëherë ai do të ishte Messi.
Por, Pele ka insistuar se të dy lojtarët janë të mëdhenj dhe nuk mund të krahasohen, pasi kanë karakteristika të ndryshme ne lojen e tyre.
"Nuk është se preferoj më shumë Messin apo Ronaldon, pasi ata nuk mund te krahasohen. Ronaldo është lojtar i madh dhe më shumë sulmues, ndërsa Messi është një lojtar që shënon shumë gola dhe luan edhe më mbrapa ne skuadren e tij. Në skuadrën time, nëse më duhet të zgjedh njërin, atëherë ai do të ishte Messi", ka deklaruar Pele.