Zgjedhja e presidentit, Hafizi
Dodës:Opiononi s'është nismë 

Zgjedhja e presidentit, Hafizi<br />Dodës:Opiononi s'është nismë 
Nisma për zgjedhjen e presidentit nga populli dhe referendum për Reformën në Drejtësi e bërë publike këtë të hënë nga deputeti Blushi dhe Mimoza Hafizi ka shënuar një përplasje të kësaj të fundit me deputeten Mesila Doda.
 
Mesila Doda e ka cilësuar si plagjaturë politike të PDIU-së këtë nismë të dy deputetëve.
 
Nuk është mjaftuar me ka dhe "beteja" me reagimet ka vijuar me një tjetër reagim  të deputetes Hafizi  e cila i tregon Dodës së një opinion nuk mund të quhet nismë për ndryshimet kushtetuese duke lënë të kuptohet se PDIU ka një opinion jo nismë."
 
 "Por një opinion nuk mund të quhet nismë për ndryshime kushtetuese. Ai opinion nuk do të ketë asnjëherë vijim në procedura, nëse nuk merr formën e një projektligji dhe nëse nuk kërkohet mbështetja e deputetëve të tjerë të parlamentit."-shkruan Hafizi në rrjetin social Facebook
 
Ja statusi i deputetes Hafizi

Jam njohur me opinionin e PDIU për ndryshime kushtetuese dorëzuar pranë Komisionit të Reformës për Drejtësi. Por një opinion nuk mund të quhet nismë për ndryshime kushtetuese. Ai opinion nuk do të ketë anjëherë vijim në procedura, nëse nuk merr formën e një projektligji dhe nëse nuk kërkohet mbështetja e deputetëve të tjerë të parlamentit.

Prandaj kam komunikuar me deputetë të kësaj force politike, me shpresë që të bashkojmë firmat dhe votat për të realizuar bashkërisht kërkesën për zgjedhjen e presidentit nga populli. Versioni i tyre ishte i ndryshëm nga ai çfarë ne propozojmë, sepse kërkohej që t’i drejtohemi popullit atëhere kur parlamenti nuk realizon votimin me 3/5. Por mendoj se kjo nuk është pengesë themelore.

Besoj se jo vetëm me grupin e PDIU, por me të gjitha grupet parlamentare do konvergjohet për të shkuar në atë çfarë është shumë e rëndësishme për demokracinë sot: zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli.
 
 Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë