Zgjedhja e Presidentit nga populli
Doda falenderon Blushin e Hafizin

Mesila Doda ka falënderuar deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi pas kërkesës së tyre që Presidenti i Republikës të zgjidhet nga populli, pasi sipas saj ky amendament është depozituar nga grupi parlamentar i PDIU qysh në dhjetor 2015.

Doda ka shkruar në statusin e saj në Facebook: ‘’Falenderojmë kolegët që mbështesin opsionin tonë për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Po shoh një lajm që deputetet Blushi dhe Hafizi kanë deklaruar se do kërkojnë nga komisioni i Reformës, zgjedhjen e Presidentit nga populli. Për dijeni të medias dhe të gjithë atyre që deklarojnë se kjo heq monopolin, ju bej me dije se ky amendament është depozituar nga grupi parlamentar i PDIU qysh në dhjetor 2015 pranë komisionit të Reformës dhe ne sot nuk na mbetet tjetër vetëm të falenderojmë gjithë kolegët që i bashkëngjiten këtij opsioni dhe mendojnë që vizioni ynë për ndryshimet kushtetuese është zgjidhja më e mirë’’.

mesila

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve