Zgjedhja e Presidentit,Xhafaj:PD
tha se nuk do merrej me formulën 

Zgjedhja e Presidentit,Xhafaj:PD<br />tha se nuk do merrej me formulën 
TIRANE- Mazhoranca e sheh me dyshim lëvizjen e papritur të demokratëve për mosndryshimin e formulës së zgjedhjes së Presidentit. Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë, Fatmir Xhafaj u shpreh dje për “Shqiptarja.com” se drafti i demokratëve kundërshton dokumentin e strategjisë i miratuar nga komisioni disa javë më parë, pavarësisht se më herët opozita pat shprehur kundërshtimin e saj për përfshirjen e legjislacionit për Presidentin në reformën që po punon komisioni i posaçëm parlamentar. “Për zgjedhjen e Presidentit kundërshtojnë atë që shkruhet në draft strategji, në një kohë kur më herët thanë se s’duhet të merremi fare me çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Dhe tani kërkojnë të përfshihet në reformë, por të mos ndryshojë formula”, u shpreh Xhafaj. Duke komentuar draftin e demokratëve i cili ka mbërritur dje në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, kreu i komisioni të Ligjeve tha 90% e propozimeve të tyre, janë kopje e analizës së sistemit të drejtësisë dhe strategjisë së mazhorancës për këtë reformë. Dhe duke vijuar në këtë drejtim, Xhafaj ironizoi duke theksuar se 300 rekomandimet e PD, janë si 300 recetat e gatimit.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara