Reputacion të lartë te partnerët ndërkombëtarë dhe anëtar partie në 3 vitet e fundit me angazhim të lartë në fushata elektorale janë disa prej kushteve kryesore që do të duhet të ketë kryetari i ri i Partisë Demokratike.
PD ka përcaktuar 12 kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për zgjedhjet e 29 korrikut, të lidhura me angazhimin politik në parti, integritetin moral dhe aftësitë organizative.
Një kriter interesant është edhe fakti se kryetari i ri i PD-së duhet të këtë kontribuar në fushatat e partisë në 3 vitet e fundit. Kriter ky që duket se mund të paralizojë Lulzim Bashën, i cili nuk është se ka qenë shumë aktiv në fushatën për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj.
Një tjetër kriter është se duhet të mos kenë dëmtuar interesat elektorale në 3 vitet e fundit. Po ashtu duhet të ketë figurë të pastër gjyqësore dhe ideologjike si dhe të jetë i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.
Kryesia e PD vendosi të mbajë me 29 korrik zgjedhjet për kryetarin e ri, ndërsa përballë Lulzim Bashës pritet të mos dalë kandidat asnjë prej figurave qëndrore në PD.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)