"Zgjedhje në 2016", Bozdo: Dhe
shumica pranon: Qeveria dështoi

shumica pranon: Qeveria dështoi">
TIRANË - Partia Demokratike po përgatit terrenin e në strukture të saj për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme  në vend. Në këtë mënyrë  për të gjitha strukturat në bazë është dhënë porosi nga kryetari Lulzim Basha për riforcim të strukturave. Në një intervistë për Report TV  sekretari organizativ i Partisë Demokratike Enno Bozdo thotë se demokratët  kanë një panoramë të qartë këtë viti: Ringritje të bazës dhe përballje me të gjitha format me qeverinë.
 
Sipas sekretarit organizativ në PD  mbajtja e këtyre zgjedhjeve është  kusht për nxjerrjen e vendit nga situata e rëndë ku është zhytur. Sipas Enno Bozdos  edhe eksponentë të maxhorancës janë të bindur se kjo qeveri ka dështuar me politikat e saj.
 
Në kushtet kur demokratët do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme, paralelisht po hartohet programi qeverisës.

Intervista e plotë
 
Zoti Bozdo cili do të jetë aksioni politik i opozitës për këtë vit?
Aksioni politik nuk është aksion preferencial , fronti kryesor është opozita  e ashpër pa kompromis kundrejt  qeverisjes, kundrejt problemeve të shumta që kjo qeverisje i ka  shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve.  Denoncimi i korrupsionit, denoncimi i rasteve të mitmarrjes,  denoncimi i kriminalizimit të administratës  dhe kjo është bërë në disa fronte gjatë vitit 2015. Edhe në daljet publike të PD por besoj edhe nëpërmjet një angazhimi total të grupit tonë parlamentar.  Sigurisht protesta është një pikë kulminante   e cila përmbledh dhe ofron shtratin  e të gjithë aksioneve opozitar por edhe për gjithë pakënaqësitë  e grumbulluara të shqiptarëve kundrejt kësaj qeverie.
 
Nga ana tjetër PD  është vazhdimisht në aksionin e saj të riforcimit të strukturës  së saj në qendër , në bazë,  në kontaktet e përditshme me qytetarët, në shpjegimin e  situatës me qytetarët , në thirrjen që u bën qytetarëve jo vetëm për tu afruar me strukturat e saj  por mbi të gjitha për të përkrahur platformën e Partisë Demokratike. Kështu që aksioni opozitar dhe në 2016 nuk do të ketë dhe nuk ka se si të ketë shmangie   nga ajo vazhdimësi dhe trashëgimi e punës në 2015.
 
Si do të bëhet forcimi i këtyre strukturave zoti Bozdo? A ka të bëjë  ky ristrukturim me kërkesën e partisë demokratike për zgjedhje të parakohshme?
 Do të thoja po dhe jo, sepse ju e dini që   menjëherë pas zgjedhjeve lokale të vitit  të kaluar PD  u angazhua në një proces shumë të gjerë dhe shumë të hapur të analizës, për të gjykuar çfarë kishte vajtur mirë , çfarë nuk kishte vajtur mirë, ku qëndronin meritat e strukturës së PD por nga ana tjetër ku qëndronin dhe problematikat apo pikat e dobëta të saj. Kjo analizë e cila u zhvillua në të gjitha degët me një pjesëmarrje  shumë të gjerë jo vetëm të strukturave drejtuese, të kryesisë së degës, na ka dhënë tashmë një pamje mjaft të mirë  për sa i përket situatës tonë të brendshme. Ringritja, riorganizimi i PD, futja e koncepteve të reja të organizimit,  futja e koncepteve të reja të punës me qytetarët, të gjitha këto janë rrjedhojë logjike e procesit  të analizës riorganizim, e cila erdhi natyrshëm pas zgjedhjeve vendore të 2015.
 
Ky riorganizim bëhet se janë gjetur probleme tek vetja, te PD?
Ky riorganizim bëhet që PD  të jetë  në situatën e brendshme të saj më të mirë për tu përballu me këtë qeverisje. Sigurisht  bashkë me kërkesën  tonë për zgjedhje të parakohshme,  një kërkesë e cila praktikisht duket që rezonon gjerësisht dhe jo vetëm në kampin opozitar. Eshtë një kërkesë e cila ka gjetur mbështetjen   ndoshta dhe të qytetarëve por ndoshta dhe të segmenteve të caktuar të qeverisjes, të cilët  e kuptojnë që në këtë mënyrë Shqipëria po shkon drejt greminës.
 
Angazhimi ynë do të jetë 2-3 herë më  i madh sepse  me zgjedhjet parlamentare që duket se po afrojnë me shpejtësi  në duhet të jemi gjithmonë e  më shpejt gati për tu përballur me një fushatë elektorale e cila potencialisht do të çojë PD drejt qeverisjes. Sidoqoftë procesi i  riorganizimit dhe i forcimit të strukturave për një parti politike si PD, është një proces që nuk ndal kurrë dhe zgjedhjet kurdo qofshin ato , dhe çfarëdolloj zgjedhjet qofshin ato , lokale apo parlamentare. Të dyja këto ofrojnë platforma shumë të mira ku  struktura mund të matet, të testohet, të dilet me rekomandime në mënyrë që pastaj të merren të gjitha masat për ta riorganizuar e për ta forcuar partinë.
 
A ka një platformë  qeverisëse partia demokratike që po e  prezanton  në struktura?
Ndoshta është pak herët për të folur për një program. Megjithatë gati një muaj më parë në kemi prezantuar përballë opinionit publik , palëve të interesuara, shoqatave të bizneseve atë që  ne e quajmë platformën tonë fiskale.  Përveç problemeve të shumta që ka vendi   ekonomia është thembra e Akilit e kësaj qeverie dhe në mënyrën se si zhvillohen ngjarjet , duke e kuptuar ekonominë si një mekanizëm tërësor, në këtë ngërthim që maxhoranca i ka bërë ekonomisë, me një metodë plotësisht të pakuptueshme.  me mendojmë se shqetësimi kryesor i shqiptarëve është kanalizuar veçanërisht në këtë sektor të jetës e cila i prek të gjithë.  E   them platformë sepse ende nuk kemi   kaluar në fazën tjetër, atë të programit. Programi është në përgjithësi më i detajuar,  masat janë më të matshme , më konkrete, por platforma është një ide shumë e zhvilluar e cila iu shtrua për diskutim edhe palëve të interesit , për të marrë opinionet e tyre e për ta përgatitur si platformë.  Në muajt që vijojnë ne do të vazhdojmë me prezantimin e platformave të tjera për sektorë shumë të rëndësishëm  të jetës ekonomike  por dhe sociale të vendit.  Do të thoja  në fokusin tonë do të jenë bujqësia, energjia, siguria, arsimi  shëndetësia, praktikisht të gjitha pikat e nxehta ku qeveria shqiptare ka dështuar në mënyrë spektakolareNë muajt që vijojnë ne do të kemi mundësinë të shpalosim platformën tonë, në mënyrë që kurdo që të jenë zgjedhjet, e unë besoj që ky vit ka për të qene vit zgjedhor,  ne të jemi gati jo thjeshtë  nga pikëpamja strukturore, ajo është diçka e brendshme që i takon PD  por mbi të gjitha të jemi gati me teza  dhe veprime konkrete në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kuptojnë që e vetmja mundësi  për momentin për të dalë nga kjo greminë,  ku kjo qeveri e ka çuar vendin është PD , programi dhe stafi i saj.
 
Zoti Bozdo pak më lart folët për  se edhe eksponentë brenda maxhorancës tashmë  janë të vetëdijshëm që ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, nuk e di për kë e keni fjalën....

Unë do të thoja që  në biseda private, janë jo të paktë eksponentë shumë të lartë të maxhorancës të cilët praktikisht me zë apo pa zë faktin që kjo qeverisje po e çon drejt një drejtimi të paditur dhe që gjendja e disa indikatorëve  shumë të rëndësishëm të një  qeverisje , siç është ekonomia, rendi dhe siguria, arsimi dhe shëndetësia po rrokulliste poshtë me shpejtësi të madhe.
 
E gjitha kjo për një mendje të shëndoshë, pavarësisht kampit, nëse sot ndodhet në opozitë apo në maxhorancë, të con vetëm në një përfundim : që kjo qeverisje nuk mund të vazhdojë dot më gjatë. Nuk mund të vazhdojë jo sepse këtu qëndron Partia dDmokratike  e kërkon që të kthehet me cdo kusht në pushtet, por nuk mund të vazhdojë sepse dëmi që po i shkakton vendit shumë shpejt do të bëhet i pariparueshëm. Për dikë që gjykon ndershmërisht  tashmë kjo situatë është e qartë.  Prandaj them që ka një konsensus  për t'i dhënë zgjidhje vendit nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme,  e kjo jo thjeshtë në kampin opozitar.  Në fund  të ditës kampi opozitar ka të drejtën  detyrën dhe përgjegjësinë të kërkojë zgjedhje  të parakohshme dhe ta detyrojë maxhorancën të bëjë zgjedhje të parakohshme  që ditën e parë pas zgjedhjeve, por   kuptohet ka dhe një cast kur idea merr vlerë  dhe ka potencialin për tu kthyer në realitet dhe ky cast tashmë është mbërritur. 

Është mbërritur do të thoja që në 2015,  dhe besoj me të gjitha llojet e zhvillimeve që po ndodhin në këtë vend , bashkë me procesin e  dekriminalizimit,  i cili ka qenë motori kryesor dhe shtylla kryesore   e aksionit opozitar në 2015, të gjithë këta indikatorë tregojnë që vendi praktikisht, jo thjeshtë sepse i kërkon opozita, por ka më se të nevojshme  të gjejë një zgjidhje tjetër. Është një  zgjidhje   nga pothuajse 100 mijë shqiptarë që kanë braktisur Shqipërinë, si kurrë më parë në këto 25 vite më përjashtim të 1990 dhe 91 në eksodet e tmerrshme. Është  kërkesë e 200 mijë shqiptarëve që kanë plotësuar lotarinë amerikane,  e që duan të braktisin këtë vend, është kërkesë e e tre të katërtave të të rinjve, sipas sondazheve, të cilët të ardhmen e tyre nuk e shohin më në Shqipëri por në Evropë apo SHBA.  Eshtë kërkesë e pensionistëve  të cilët nuk marrin më indeksimin që u takon, është kërkesë e mijëra e mijëra të papunëve  radhët e të cilëve shtohen cdo ditë  e kjo nuk është më retorikë opozitare. Vendi ndodhet në  një  pozitë të dëshpëruar. Mungesa e shpresës shenja e përbashkët e gjithckaje që unë thashë,  e vetmja mënyrë që mund të ecet është shkojmë në zgjedhje të parakohshme. T'i ofrojmë vendit një rrugë  tjetër, një qeverisje tjetër, një moral tjetër.
 
Po flisni  për zgjedhje të parakohshme qoftë edhe duke bashkëpunuar me këta eksponentë të maxhorancës?P pra PD e shikon këtë mundësi?
Partia Demokratike  do të ndërmarrë cdo hap për ta cuar vendin në zgjedhje të parakohshme, kjo është e sigurt por sigurisht  por të lexoni legjislacionin shqiptar  në këtë fushë, kjo është dicka që praktikisht duhet të vijë  si vendim që ndërmerret nga vetë maxhoranca, që shkaktohet nga maxhoranca vetë. Ne besojmë se jemi shumë afër kësaj situate, PD është duke u përgatitur për këtë gjë.
 
Dua të kthehem prapë te ristruktimi i PD, është folur edhe për debate të brendshme,  si e keni përcjell ju këtë dhe cfarë ndodhi në të vërtetë?
Është më shumë një fenomen mediatik  i kam ndjekur personalisht pothuaj gjysmën e analizave në degë, do të thoja nuk është një shqetësim.  Çështjet  të cilat kanë zënë pjesën më të madhe të analizës në bazë  kanë lidhje me prezencën e kudondodhur të PD , qoftë  në nivel të territori por qoftë edhe në përfaqësimin e shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare dhe sy dyti me besueshmërinë e aksionit të saj politik. Këto janë dy boshtet  ku është zhvilluar analiza, nuk qe analizë për të drejtuar gishtin drejt dikujt  por thjeshtë për të kuptuar  cfarë fenomenesh kanë ndodhur dhe cfarë mund të bëhet që PD  të ketë akses sa më të madh, prezencë s amë të madhe , qoftë në nivel territori qoftë edhe në nivelin e shtresave të popullsisë.
 
Kanë qenë analiza me nivel vërtetë shumë të  lartë me mendime shumë të pjekura,  me  ide të rrahura nga të gjitha anët duke na dhënë një panoramë  të plotë të asaj çfarë ka ndodhur dhe çfarë është duke ndodhur  me PD  apo dhe me vendin.  Është e kuptueshme që  partia nuk është një strukturë e ngurtë është një strukturë e gjallë,   PD si struktë e tillë duhet të përshtatet zhvillimeve në vend plotësisht. nëse ti humbet tempin, praktikisht ke humbur shansin  dhe për të thënë idenë tënde dhe për të komunikuar me qytetarët  dhe në fund të ditës për ti bërë ata të votojnë PD. Ky ka qenë thelbi i analizës, ku janë shmangur meskinitete  dhe drejtimi i gishtit në mënyrë të pakuptimtë. PD është një parti opozitare, tenton në radhë të parë shëndoshë veten e saj dhe të shtojë radhët e saj  dhe të jetë gjithmonë e më tepër e besueshme  nëpërmjet mesazhit  që  ajo përcjell, derisa të arrijmë në atë pikë kur ky vend , kur shqiptarët ti besojnë asaj përsëri qeverisjen e për nxjerre vendin nga kjo greminë ku kjo qeverisje e ka çuar.
 
Ka vetëm një bosht në këtë proces, çka do të thotë prezencë më të mirë të territorit, struktura efikase, të afta të kontrollojnë shumë mirë territorin  por nga ana tjetër të afta të përcjellin mesazhin atje ku duhet  në mënyrë më të mirë dhe në kohën më të mirë të mundshme.  Gjithçka duhet parë në konceptin e rifuqizimit të  PD qoftë në terren, qoftë  në mesazhin që jep  opinionit publik.
 
2015 u mbyll me protestën e të rinjëve me 21 qershor, kur do te jetë protesta e radhës të PD?? Do të ketë protesta?
 Do ketë përsëri protesta. Absolutisht po, por për të gjithë ata që  duan protesta apo vetëm protesta, apo për të gjithë ata që pyesin pse PD  bën apo nuk bën protesta e them dhe një herë: PD është  partia më e madhe opozitare,  e cila ka qeverisur këtë vend.  Fati i saj është ngushtësisht i lidhur me fatin e këtij vendi,   dhe në çastin kur ajo ndodhet në opozitë,  ajo bën opozitë me të gjitha mjetet e mundshme, angazhon gjithçka: Angazhon grupin parlamentar në parlament,  angazhon selinë e sajë të komunikojë  gjerësisht me qytetarët, angazhon qytetarët të dalin në protesta, qoftë protesta masive si ajo e 8 dhjetorit,  apo edhe protesta më të vogla  nga numri por shumë të rëndësishme nga mesazhi,  siç ishte rasti i protestës së 21 dhjetorit. Protesta do ketë. 

Nëse PD do angazhohet vetëm në protesta? 
Absolutisht jo. Do të angazhohemi kudo ku kemi nevojë të angazhohemi, cdo ditë në terren, sic jemi angazhuar, do të angazhohemi çdo ditë në kuvend,  nëpërmjet perfomancës shumë të mirë të grupit tonë parlamentar . Të paktën kjo u vërtetua gjatë viti që shkoi.  Do të angazhohemi plotësisht dhe politikisht  në reformën në drejtësi, plotësisht dhe politikisht  në plotësimin  e procesit të dekriminalizimit që ka përfshirë pothuajse çdo hallkë të qeverisjes në vend. Kemi shumë fronte për tu angazhuar  dhe do të angazhohemi atje ku ne mendojmë, që mesazhi nëpërmjet formës dhe përmbajtjes  përcillet më mirë dhe ndikon më mirë  tek qytetarët shqiptarë.  /Report TV/

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska