Anëtarët e Asamblesë së Katalonjës po përgatiten të zgjedhin presidentin e ri rajonal, pasi dy partitë pro-pavarësisë arritën marrëveshjen për krijimin e koalicionit. Dy forcat politike kishin mosmarrëveshje mes tyre, nëse Artur Mas duhej të vazhdonte të mbetej president pas zgjedhjeve, ndaj ai vet vendosi të jepte dorëheqjen, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja. Emri i ri që do ta zëvendësojë është Carles Puigdemont.